Mosformimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë bërë që ish-ushtarët e UÇK-së të organizohen për protestë të hënën.
Për këto dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës sot mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.
Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i ka thënë KosovaPress-it se nëse ekzekutivi nuk u përgjigjet ankesave të protestuesve, atëherë do të diskutohet për protesta të radhës, për të cilat tha se mund të mos kalojnë të qeta.
Përmes telefonit, Qeriqi ka bërë të ditur se organizimi është një paralajmërim për Qeverinë, pra një protestë paqësore që pritet të zgjasë një orë.