Partizani ka nisur merkaton e epokës “Moggi” dhe duket se disa prej afrimeve janë të një niveli mjaft të lartë.
Media italiane ka zbuluar edhe goditjen më të fundit të klubit të kuq.
Bëhet fjalë Kristian Adorjan, i cili luan si mesfushor i avancuar dhe është pjesë e kombëtares së Hungarisë.
24-vjeçari ka qenë pjesë e Liverpulit, kur trajner i ekipit të parë ishte Brend Rodgers, më pas është huazuar një edicion në Holandë te Grobningen.
Në tre vitet e fundit ka qenë pjesë e klubit italian të Novarës.
Më poshtë mund të shikoni edhe videon e aftësive të tij…/a.ç










