Ish lojtari i Chelseat, Ray Wilkins insiston se Eden Hazard nuk duhet të largohet nga Stamford Bridge. Lajmet për kalimin e Eden Hazardit në Real Madrid sa vijnë e shtohen, për shkak se Zinedine Zidane është një fans i madh i belgut.
Por, kjo ka irrituar ish futbollistin e Chelseat, Ray Wilkins, i cili kërkon që të mos shitet Hazard, ose në të kundërtën do të ndërpres abonimin vjetor.“E imagjinoj se si Abramovich nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Hazard, sepse nuk mund të zëvendësohet.
Nëse e shesin, atëherë unë do të ndërpres abonimin tim vjetor”, ka thënë Wilkins për Sky Sports.“Nëse Chelsea dëshiron të bëhet skuadra më e mirë, pse duhet të shes? Kurrë nuk do të bëhet skuadra më e mirë nëse e shet Hazardin, sepse është fantastik”, përgatiti ”Express”. (b.an)











