• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik: Jam i alarmuar për një përplasje Rusi-SHBA

by Java News
11/04/2018 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, thotë se Vladimir Putin dhe Donald Trump duhet të nisin negociata të drejtpërdrejta.

Ai paralajmëron se incidentet mes forcave ruse dhe atyre amerikane mund të çojnë në luftë.

“Jam i alarmuar. Situata nuk ka qenë kaq e keqe prej një kohe të gjatë dhe jam i zhgënjyer me mënyrën sesi liderët botërorë po sillen.

Ne po shohim prova të paaftësisë për të përdorur mekanizmat diplomatikë.

Politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, sanksione dhe madje edhe sulme ushtarake”, thotë për Intefax, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1991.

Gorbaçov është nderuar me Nobelin e Paqes në vitin 1990, mes të tjerash edhe për takimet e nivelit të lartë me presidentët Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, takime që çuan në fundin e “Luftës së Ftohtë”.

Ai thotë se liderët aktualë në Kremlin dhe Uashington duhet të ndjekin një shembull të illë.

“Pikërisht sepse Rusia dhe SHBA-të janë në zgrip të krizës, liderët e tyre duhet të takohen.

Ata duhet të takohen diku në mes të distancës mes dy vendeve, për negociata 1 apo 2-ditore, ku të përfshihen edhe ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes”, thotë Gorbaçov.

“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, thotë ai, duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.

Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë shtuar që pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani dhe më pas sulmit të forcave qeveritare të Asadit me armë kimike në Douma, Siri, që mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga ana e Perëndimit në një zonë ku janë të stacionuara trupat ruse./Tema

a.ç

Next Post
Ulja e TVSH-së për turizmin nuk solli çmime më të lira për pushuesit, fituan hotelet

Shqipëria pret “bum” turistik në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In