• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kryeparlamentari italian/ Miku u Nard Ndokës viziton Tiranën por takon Lindita Nikollën

by Java News
18/05/2024 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferdinando Casini, ish-kryetar i Parlamentit italian, drejtues i demokristianëve të qendrës, është bërë i njohur në Shqipëri se ka marrë pjesë në aktivitetet e Nard Ndokës, kreut të Partisë Demokristiane.

Por Casini, kësaj here ka ardhur e është takuar me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sic bën të ditur zyra e shtypit e Kuvendit, Nikolla shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e Senatorit Casini në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, në të gjitha detyrat publike, si anëtari më jetëgjatë i Dhomës së Deputetëve dhe si President i saj dhe aktualisht si Senator i Republikës dhe President i grupit ndërparlamentar të Italisë.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëveshjen e sapo ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Italinë për pensionet, zbatimin e Protokollit të Bashkëpunimit për emigrantët e paligjshëm, Partneritetin Strategjik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, mbështetjen e fuqishme të integrimit evropian të Shqipërisë, emigrantët shqiptarë, komunitetin arbëresh dhe qytetarët italianë në Shqipëri si ura miqësie, bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve, angazhimin e qeverisë italiane për mbështetjen e Kosovës, kontributin dhe mbështetjen për paqen dhe luftën e drejtë të Ukrainës etj.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se “Marrëveshja për pensionet, prej së cilës do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mbi 4 mijë italianë në Shqipëri, tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben interesave dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve tona. Marrëveshja për emigrantët e paligjshëm është një shenjë mirënjohje për mbështetjen që Italia i ka dhënë emigrantëve shqiptarë, sidomos në kohët e vështira, por edhe përgjatë tre dekadave; një gjest humanizmi për këta njerëz të pashpresë; një tregues se Shqipëria po del nga pozita vulnerabël dhe po kontribuon në sistemin global të emigracionit.”

Senatori Pier Ferdinando Casini falenderoi Kryetaren Nikolla për takimin dhe vuri në dukje se bashkëpunimi italo-shqiptar vjen gjithnjë në rritje. Italia mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si një nevojë për stabilitetin e rajonit, kontinentit dhe më gjerë.

Është shumë e rëndësishme që debatet politike të zhvillohen në Kuvend, si një institucion thelbësor i sistemit demokratik. Italia mbështet gjithashtu rolin e Shqipërisë në zhvillimet ndërkombëtare, sidomos në rajonin e Mesdheut./m.j

Next Post
SPAK, reagim zyrtar për megaoperacionin: Goditëm 7 grupe kriminale, u sekuestruan 4.5 mln euro. 50 urdhërarreste…!

SPAK, reagim zyrtar për megaoperacionin: Goditëm 7 grupe kriminale, u sekuestruan 4.5 mln euro. 50 urdhërarreste...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

U shpërndanë me ujë nga policia, protestuesit lënë Kryeministrinë dhe mbërrijnë te Parlamenti

February 20, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

February 20, 2026
Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta/ Balla: Grupi kriminal që mbulohet me çadra edhe pse nuk bie shi, gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

February 20, 2026
Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

Pas hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve ndaj Kryeministrisë, protestuesit i drejtohen godinës së Kuvendit

February 20, 2026
“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

“Rama është kufomë politike e kalbur”, Berisha: Do ta tërheqim si Enverin nga zyra

February 20, 2026
Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

Protestuesit nuk presin të mbarojë fjalimi i Berishës, sulmojnë Kryeministrinë me molotovë

February 20, 2026

Tre gënjeshtra me të cilat opozita gënjen veten

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In