• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeministri italian: Bojkoti i zgjedhjeve nuk ka kuptim, ndalni dhunën!

by A R
22/05/2019 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema i bën thirrje të gjithë aktorëve politik në Shqipëri që të nisin dialogun dhe të shmangin tensione e dhunën, që sipas tij po largojnë gjithnjë e më shumë qytetarët nga politika.

Në një intervistë për Report TV, D’Alema shprehet se s’ka sens që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje në një kohë që ato monitorohen nga ndërkombëtaret dhe cilësohen të rregullta, ndërkohë i bëri thirrje opozitës që të ndal aktet e dhunës e protestat të jenë demokratike.

“Natyrisht, përtej së gjithash zgjedhjet zhvillohen nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve kështu që zgjedhjet në Shqipëri janë konsideruar të rregullta nga ana e vëzhguesve ndërkombëtare. Dhe natyrisht që opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk ka sens qe opozita të mos marre pjesë në zgjedhje. Protesta demokrate duhet te shprehet ne forma demokratike”, u shpreh D’Alema.

Sipas tij, bojkoti i parlamentit është i papranueshëm dhe palët duhet të ulen në dialog, pasi rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE.

“Unë si mik i Shqipërisë jam i shqetësuar për tonet e pakuptueshme e të ashpra që ka marrë konfrontimi politik në vendin tuaj, dhe në bazë të zgjedhjeve dhe sjelljeve që nuk janë të kuptueshme. Ajo që unë shpresoj sinqerisht është që të rifillojë dialogu kombëtar dhe që të jetë e mundur të kthehemi në një përballje civile midis forcave kryesore të politikës. Një vend demokratik si Shqipëria që është në rrugën e integrimit europian, ideja qe opozita te dezertojë parlamentin është e papranueshme, kështu që apeli im, është të rifilloj dialogu për të mirën e këtij vendi që nuk mund të pranojë motivet e një përplasje kaq të ashpër që në fund sipas meje përfundon me largimin e qytetareve nga politika. Unë njoh shumë qytetar shqiptarë të cilët janë të tronditur përballë kësaj përplasje të cilët ndihen të huaj sepse nuk mund të kuptojnë arsyet e kësaj përplasjeje kështu që ftesa ime është të reflektojnë, të mbizotërojë mirëkuptimi dhe të rimarrin rrugën e një dialogu ndërmjet forcave partiake me të mëdha në vend”, përfundoi D’Alema.

Teksa opozita deklaron se nuk do të hyjë në zgjedhje pa largimin e kryeministrit Rama, dialogu është thirrja e të gjithë ndërkombëtarëve si zgjidhja e vetme e krizës politike në vend.

/a.rada

Next Post
Lulzim, je idiot apo çfarë?

Basha, thirrje për përplasje: Rama po na kërkon kapitullimin, përballje në çdo qendër votimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In