Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas samitit të sotëm që u mbajt në Bruksel. Në një postim në Facebook, ai shkruan se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua.
Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse.
Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar Mustafa./m.j
Vjosa Osmani është imbecile,si nuk e ditke i.Një psikolog dhe mjek psikiatër,sa e shohin e kuptojnë shkallën e oarë të budallallepsjes se saj që klinikisht quhet=Imbecile.