Ish-kryeministri Haradinaj për pandeminë: “Situata është jashtë kontrollit”

11454982525c546d2a352db605845042 V4big

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë.

Haradinaj i quan qeveritarët mashtruesa që tashmë do të vendosin masa duke e çuar ekonominë në shkatërrim.

Ai thekson se tashmë qeveria është e painteresuar, teksa ka një utje për stafin shëndetësor që të vijojnë të japin kontributin e tyre për qytetarët në Kosovë.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit dhe Kosova po shënon numër të lartë të rasteve me infeksion, mashtruesit kanë vendosur që ministrin e Shëndetësisë, ta kandidojnë për kryetar të Prishtinës.

Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit.

Kjo qeveri, para interesave të ngushta politike, duhet të ketë interesat e shtetit dhe të përkushtohet në menaxhimin e gjendjes së rëndë shëndetësore në vend, që çdo ditë po merr jetë të qytetarëve.

Koston e kësaj gjendjeje, do ta paguajnë jo vetëm pacientët e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, me masat që këta mashtrues do t’i vendosin, ashtu siç mbyllën vendin dhe shkatërruan ekonominë vitin e kaluar.

Pavarësisht nga mosinteresimi i Qeverisë, lus stafin shëndetësor në nivel vendi, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në kujdesin për qytetarët e Kosovës.

RH

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.