• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kryeministri Aleksandër Meksi njihet me dosjen e përgatitur ndaj tij nga Sigurimi i Shtetit: Ku po gabohet!

by Java News
20/02/2018 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Aleksandër Meksi, është njohur dy ditë më parë me dosjen e përgatitur ndaj tij nga ish-Sigurimi i Shtetit.

(në foto: ish-kryeministri Meksi, duke tërhequr dosjen në Autoritetin e Dosjeve)

 

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka vendosur t’i përgjigjet kërkesës që ish-Kryeministri Meksi kishte bërë prej disa muajsh në këtë institucion. Në një rrëfim për “Panorama”, ish-Kryeministri Meksi pohon se “leximi i dosjes që ish-Sigurimi i Shtetit ka përgatitur për të nuk është ndonjë kënaqësi e madhe”. Meksi thekson se ka qenë i ftohtë në leximin e dosjes së tij duke parë me kuriozitet detaje që më parë nuk i ka njohur në lidhje me të.

Për ish-Kryeministrin që drejtoi qeverinë e djathtë në periudhën 1992-1997, pa u zhvilluar procesi i lustracionit, hapja e dosjeve do të jetë një proces i papërfunduar. “Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është lustracioni. Hapi i dytë është hapja e dosjeve për aq sa kanë mbajtur. Pa lustracion, hapja e dosjeve është një proces i papërfunduar”, deklaron Meksi. Sipas themeluesit të Partisë Demokratike, debatin për hapjen e dosjeve po e zhvillojnë njerëz që nuk e njohin periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Mjafton të shohësh moshën e popullsisë shqiptare. I bie që mbi 40-45% janë ata që njohin komunizmin dhe tranzicionin. Pjesa tjetër e popullsisë nuk e njeh periudhën e komunizmit. Problemi më i madh është që, pikërisht kjo pjesë e popullsisë që nuk e njeh atë periudhë është ajo që flet më shumë, të jep mend dhe të kërkon llogari. Pra, është më shumë një çështje nervore. Check-up duhet bërë për trutë dhe jo për zemrën mesa duket”, sqaron ish-Kryeministri për “Panorama”.

LUSTRACIONI

Aleksandër Meksi ka qenë një nga iniciatorët për hartimin e ligjit të lustracionit që nga koha kur ishte nënkryetar i Parlamentit dhe më pas në detyrën e Kryeministrit. Në debatin e zhvilluar në vitin 2014, kur në Kuvend kishte ardhur një projektligj për hapjen e dosjeve, Meksi theksoi se “kundër atij ligji mund të jenë vetëm mëkatarët e regjimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata që rrojnë duke i përdorur këta përmes shantazhit në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

Tashmë që në Shqipëri është krijuar një Autoritet për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ish Kryeministri insiston se duhet bërë lustracioni. Sipas Meksit, shqiptarët ranë në grackën e sigurimsave duke kërkuar me insistim hapjen e dosjeve.

“Duhet të bëhet lustracioni. Për fat të keq, shqiptarët ranë në grackën e sigurimsave dhe kërkuan hapjen e dosjeve. Me mendimin se do gjenin njerëzit e tyre të afërt në ato dosje. Respektohet më shumë një oficer sigurimi se sa një që ka shpëtuar për qime. Ca gjëra duhen thënë shqip. Këtu po luhet me lënien e shqiptarëve në dorë të ligjeve. Pra, këtu pranohet që një deputet të jetë spiun. Pranohet që një komandant kufiri të jetë spiun. Pranohet që një shef komisariati të jetë dikush që ka qenë operativ sigurimi. Është shumë më keq kur flasim për një operativ të sigurimit se sa për një spiun. Asnjë nuk e di që edhe kur të vinin në shtëpi, lekët që të sillnin një dhuratë ia jepte Sigurimi i Shtetit. Kontrolloheshin me teknikë operativë, nëse i thoshin ato gjëra siç i thoshte Sigurimi i Shtetit apo jo. Këta qenë skllevër të Sigurimit dhe këta të vetmit që ndëshkohen”, rrëfen, ish-Kryeministri Aleksandër Meksi.

Next Post
Masakra me pronat, dorëzohet në polici ish-kreu i Hipotekës Kavajë

Spille, tjetërsuan pronat, 4 zyrtarë në pranga, skema e abuzimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In