Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili është ndaluar nga Policia e Shtetit. Ai ishte në kërkim prej disa ditësh pasi prokuroria ka lëshuar urdhërarresti në ngarkim të tij për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Halili u ndalua rreth orës 4 të mëngjesit në spital. Ai kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte ndjerë shqetësime nga zemra.
Por, pasi policia mori informacion për vendndodhjen e tij, bëri ndalimin e Halilit./a.m.