17 vjeçari E.H ka kaluar në gjendje kome pasi u përplas nga automjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga ish kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.
Pritet që të bëhet transportimi i tij drejt Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Llogara ku Bollano duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar 17 vjeçarin E.H i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./m.j