• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i KQZ, Kume: Në rast të bojkotit zgjedhor, PS duhet ta bëjë vetë Reformën

by A R
21/03/2017 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Eksperti i njohur i zgjedhjeve dhe ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e shikon shumë shqetësuese sjelljen politike të partive shqiptare, por sidomos predispozitën e përbashkët për realizimin e këtyre zgjedhjeve. Kristaq Kume prej shumë muajsh ka përsëritur të njëjtin refren: Uluni dhe duhet që të miratoni ndryshime, sipas rekomandimeve të strukturave të huaja, por edhe ato që do t’i shërbejnë zgjedhjeve në vend. “Duket qartë se formacionet kryesore politike nuk e duan Reformën, po ta donin do ta kishin bërë me kohë”, thotë ai për Javanews. Ndërkohë që hedh idenë se edhe nëse PD-ja nuk futet në zgjedhje atëherë PS-ja mund t’i bëjë dhe e vetme disa ndryshime për të cilat ka dakordësi parimore.

Reforma Zgjedhore nëse do të kishte vullnet politik mund të përfundonte brenda ditës por duket se ky vullnet mungon, sipas tij. Për aq kohë sa ka mbetur dhe në kushtet ideale të një dakordësie të palëve për t’u ulur dhe për të folur tre do të ishin çështjet kryesore për të cilat duhej të flitej. Këto janë të thjeshta sipas ekspertit të njohur Kume, por edhe nuk duan shumë mundime, sepse parimisht të dy palët kanë rënë dakord.

“E para, që duhet të bëhej në rast se të dy formacionet do të binin dakord do të ishte e nevojshme ndryshimi në ligjin zgjedhor sa i përket transparencës së financimeve të fushatës zgjedhore”, është shprehur ai. Si Thembra e Akilit të zgjedhjeve shqiptare, procesi i financimit, mbetet një nga çështjet jo thjesht më të përfolura por edhe më shqetësuese. Partitë politike prej vitesh nuk i deklarojnë të ardhurat e tyre ose janë të shprehura në një mënyrë të tillë ku nuk merret vesh asnjëherë për burimet e financimit të tyre.

“E dyta lidhet me procesin e komisionerëve dhe përballjen e tyre me ligjin zgjedhor. Veprimet e tyre të dëmshme duhet të kenë një përfaqësim tjetër në ligjin zgjedhor, ku dëmi të njihet si korrupsion zgjedhor dhe të ketë masa shumë shtrënguese penale dhe jo si deri tani që paraqitet si kundërvajtje”. Zgjedhjet shqiptare janë bërë pis prej kohësh edhe nga performanca e militantëve të ndryshëm si komisionerë. Këta të fundit kanë qenë shpesh pjesë e underground-it të zgjedhjeve mu atë që vuajnë më së shumti në imazh zgjedhjet shqiptare. Problemet e tyre me manipulimet e ndryshme ka bërë që votimet shqiptare vazhdimisht të kenë vulë të keqe.

“Dhe e treta, për mendimin tim është shikimi i rolit të medias dhe bashkëpunimet e partive me mediat vendase. Duhet që të shikohet me kujdes ky bashkëpunim, që duhet thënë se duhet manifestuar dhe në ndryshimet e Ligjit Zgjedhor”.

Por, ideja e tij shkon më tej, kur pyetet sesi mund të veprohet nëse PD-ja nuk do marrë pjesë. Atëherë përgjigja është fare e thjeshtë: PS-ja duhet t’i bëjë e vetme ndryshimet sepse këto janë dakordësuar nga partitë kohë më parë dhe asnjëra nuk i kufizon.

Deri më sot, problematikat më të mëdha mes palëve kanë qenë çështja e votimit te emigrantëve, që paraqitej problematike pasi nëse do realizohej duhej bërë me kujdes dhe duke shfrytëzuar infrastruktura e Postës Shqiptare, veçse duheshin specifikuar qysh më parë shumë elementë si kushtet e votimit, vlera dhe pesha e kësaj vote, elementë që duan edhe ndryshime në Kushtetutë dhe që për hir të së vërtetës do angazhim serioz.

Ndërkohë që të dy partitë ndahen shumë edhe sa përket Votimit Elektronik, që është një proces, ku Shqipëria do mund të përballej me probleme, ku janë gjendur edhe vende të tjera. Për specialistin problemi është se çfarë presim me futjen e votimit elektronik dhe sa të mundshme e kemi për ta përdorur. Në këtë proces ai ka dhënë sugjerimet e tij, që lidhet me të gjithë procesin, por që e bën skeptik sjellja politike e forcave kryesore në vend. (JavaNews)

 

Next Post
Galeri / “Arena Kombëtare” merr formë, ja pamjet nga stadiumi i ri

Galeri / “Arena Kombëtare” merr formë, ja pamjet nga stadiumi i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In