Demokrati Ibsen Elezi ka kritikuar ish kryeministrin Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish kryetari i PD-së në Kukës nënvizon se Berisha po ndjek të njëjtën rrugë si Lulzim Basha për shkatërrimin e selisë blu.
“As ne standartet e Lulit !
Doktor, me 13 dite fushate (8-20maj) nuk je as ne standartet e Lulit 19 dite (24-11 qershor).
Shto faktin qe vete ke 8 muaj ne fushate.
Vetvrasja jote politike nuk eshte “Nongrata” por tallja me kuvendin e 11 dhjetorit.
Po diskretition PD ne syte opinionit publik, po verteton se Modeli Luli ishte edhe i yti.
Ndoshta demokratet s’do kene force te ndalojne por historia do te damkose per çfare po ben.
Tashme je pergjegjesi i vetem per vazhdimin e rruges se Lulit ne shkaterrimin e PD.
Nese ket poshtersi nuk e rregullon sot ne mbledhjen e keshillit kombetar neser do jete shume vone”, shkruan Elezi.