• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish kreu i KQZ: Berisha mund të garojë në zgjedhje nga arresti shtëpiak. Nëse ish-kryeministri kthen zyrën në shtëpi…!

by Java News
20/12/2023 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar procedurat për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i hapur rrugën arrestimit të tij.

Kume u shpreh se mandati i deputetit që ka Berisha nuk do të preket deri në momentin që mund të ketë një vendim të formës së prerë nga drejtësia ndaj ish-kreut të qeverisë për akuzën që rëndon ndaj tij.

Sa i përket mundësisë që Berisha të vendosë selinë blu si adresa e tij e banimit, Kume theksoi se kjo është e mundur por gjithsesi gjykata do të vendosë përfaqësues të rendit dhe do të limitojë vizitorët për ish-kryeministrin.

Sakaq, ai shtoi se nëse do të ndodhë që Berisha të mbetet në arrest shtëpie deri në zgjedhjet e 2025-ës, atëherë ai ka të drejtë të plotë të garojë dhe të futet në listën e kandidatëve.

“Për mandatin e Berishës nuk pres të ndodhë gjë për sa kohë që nuk do të ketë një vendim të formës së prerë për akuzën që rëndon ndaj tij. Berisha do ta ketë mandatin e deputetit deri sa të merret një vendim i formës së prerë.

Nëse i hiqet mandati ai do të zëvendësohet me një nga emrat e listës së PD për qarkun e Tiranës.

Sa i përket arrestit të shtëpisë, në të gjitha rastet ndalimi në shtëpi ose në zyrën e kthyer në shtëpi, mbrapa ka përfaqësues të rendit që nuk lejojnë të dalësh dhe të hyjnë të tjerët tek ty.

Mbetet për t’u gjykuar nëse do t’i lejohet komunikimi përmes mediave ose në forma të ngjashme. Kur bëhet fjalë për një njeri si Berisha do duhet të ndërhyhet për t’u standardizuar ky veprim.

Supozojmë se procesi ndaj Berishës nuk përfundon deri në zgjedhjet e 2025-ës. Berisha në këtë situatë ka të drejtë të plotë të garojë dhe të futet në listën e kandidatëve edhe nëse është në arrest shtëpie. E drejta për të garuar varet vetëm nga vendimi i formës së prerë që do merret ndaj tij”, u shpreh ai./m.j

Next Post
BE arrin marrëveshje “historike” për reformimin e ligjeve të azilit. Organizatat kundër: Të rrezikshme dhe mizore

BE arrin marrëveshje “historike” për reformimin e ligjeve të azilit. Organizatat kundër: Të rrezikshme dhe mizore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In