• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese: Kurti ka detyrën kryesore dhe fajin e vetëm për ngërçin politik

by A R
04/06/2025 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur po mbushen katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit, Kosova ende nuk ka konstituuar institucionet e saj. Pasi deputetët u betuan, një nga dy pikat e vetme të kaluara nga rendi i ditës, ngërçi ka mbetur tek zgjedhja e kreut të ri të parlamentit. Për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, zgjidhja është e thjeshtë, të veprohet si në të kaluarën.

“Duhet të veprohet siç është vepruar në të kaluarën, të kërkohet koalicion dhe kompromis në mes të partive politike”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarit të Tvklan.al, Gramoz Pisha.

Sipas Hasanit, partia fituese e zgjedhjeve, pra Lëvizja Vetëvendosje ka detyrën kryesore dhe fajin e vetëm për këtë ngërç. Kur është bërë e ditur që partia me më shumë deputetë nuk mund ta formojë vetë ekzekutivin, sipas Hasanit, ajo duhet të ndërtojë aleanca.

“Partia fituese relative e zgjedhjeve, pra Lëvizja Vetëvendosje, ka detyrën kryesore dhe fajin e vetëm për këtë stagnim. Ajo duhet të prijë në kërkim të aleancave politike për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë. Më lejoni të them që asnjëherë, në asnjë vend evropian, nuk ka ndodhur ngërç ose problem rreth konstituimit të organit legjislativ dhe përfaqësues. Problemet dhe ngërçet kanë lindur lidhur me formimin e ekzekutivit. Kjo sepse procesi i konstituimit është solemn dhe shpreh dinjitetin e deputetit dhe të organit legjislativ dhe përfaqësues. Kur partia me më shumë deputetë i prin procesit politik dhe kërkon koalicion, atëherë, nëse nuk mund ta formojë vetë ekzekutivin, duhet të ndërtojë aleanca”, tha Hasani.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të votohet në mënyrë të fshehtë. Por partitë e tjera kanë refuzuar të miratojnë ngritjen e një komisioni të tillë. Ata e konsiderojnë si shkelje ligjore. Madje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dërguar çështjen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Hasani, si ish-kreu i institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në Kosovë, tha se “Kushtetuesja” nuk duhet ta lejojë votimin e fshehtë në këto momente.

“Jo. Asnjëherë. Do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, kjo e fundit si akti i vetëm nënligjor që normohet me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Hasani thotë se një aktgjykim i vitit 2014, kohë kur ai ka qenë në krye të Gjykatës Kushtetuese, ka elaboruar deri në detaje mënyrën e konstituimit të Kuvendit. Ai u shpreh se nuk mund të ketë asnjë ndryshim në rendin e ditës. Për Hasanin, ajo që po bën Kurti është “politikë tipike bizantine”.

“Kryetari në shkuarje i Kuvendit, në marrëveshje me partitë parlamentare të legjislaturës që duhet konstituuar, caktojnë rendin e ditës dhe skenarin për konstituim, që nis me certifikimin e mandateve dhe përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Mbledhja konstituive drejtohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri. Nuk ka debat. Nuk mund të ketë asnjë ndryshim në skenar. Për pasojë, as ndryshim të rendit të ditës. Kjo procedurë është përcaktuar më 8 prill, është e pastër si loti dhe është parashikuar me dokumentet e sipërcekura. E tillë është në secilin sistem kushtetues evropian – skenar i lehtë ku demonstrohet dinjitet dhe krenari për shkak të konstituimit të organit legjislativ e përfaqësues nacional. Ajo që po bën dhe insiston Kurti është politikë tipike bizantine, me qëllim të shkaktimit të hutisë dhe kaosit, që për synim final ka nënshtrimin e kundërshtarëve politikë. Vështirë të realizohet, sepse kjo qasje e Kurtit ka prekur dhe prek dinjitetin njerëzor, krenarinë e deputetit dhe imazhin e organit legjislativ dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës”, theksoi Hasani.

Ai u shpreh se pasojat për vendin janë të mëdha pas këtij ngërçi duke nisur nga fakti që nuk mund të miratohen ligje apo të përcaktohen politika të ndryshme shoqërore, ekonomike-financiare dhe ato të jashtme. Moskonstituimi i Kuvendit, sipas Hasanit, tregon paaftësinë e Kosovës për të mbajtur një shtet sovran dhe të pavarur që është ndërtuar me shumë mund.

“Pasojat janë të mëdha. Në radhë të parë, Kuvendi nuk mund të miratojë ligje dhe të përcaktojë politika shoqërore, ekonomiko-financiare dhe në sferën e politikës së jashtme. Vendi nuk ka një mekanizëm qendror legjitim për të dalë në arenën ndërkombëtare me kompetencë dhe legjitimitet të plotë. Moshkonstituimi i Kuvendit e lë vendin pa institucionin tjetër vital që merr përgjegjësi ndaj botës – qeverinë. Pastaj vijnë çështjet buxhetore dhe çdo fushë tjetër. Moskonstituimi i Kuvendit tregon gjithashtu paaftësinë e Kosovës për të mbajtur një shtet sovran dhe të pavarur, që është ndërtuar me shumë mund, gjak dhe sakrificë të krejt brezave. Shkurt: pa konstituim të Kuvendit, vendi mbetet si njeriu pa gjymtyrë – një anomali e madhe dhe e pafalshme, që historia do t’ia atribuojë ekskluzivisht z. Kurti. Asnjëra nga partitë e tjera, e as të gjitha së bashku, nuk kanë as kapacitetin, as legjitimitetin, e as përgjegjësinë primare për konstituimin e Kuvendit. Kjo i takon çdoherë partisë që ka më shumë deputetë. Kaq e thjeshtë është kjo!”, tha ai.

Sa i përket pyetjes nëse ka një afat ligjor në Kushtetutë brenda së cilës Kuvendi duhet të konstituohet pas zgjedhjeve, Hasani tha se nuk ka një të tillë.

Duke cekur sërish aktgjykimin e vitit 2014, ai tha se çështja u peshua me shumë kujdes dhe se “nuk do të ishte kushtetuese që Gjykata Kushtetuese të caktojë një afat për konstituimin e një organi që përbën hallkën e parë dhe më të rëndësishme të manifestimit të sovranitetit të popullit dhe të përfaqësimit të vullnetit politik kombëtar”.

“Përveç kësaj, ideja udhërrëfyese ka qenë dhe mbetet që konstituimi i Kuvendit është një akt formal, solemn dhe i vetëkuptueshëm, i cili nuk kërkon ndërlikime procedurale dhe as vonesa politike. Këtë hap themelor duhet ta ndërmarrë partia me më shumë deputetë, si bartëse e legjitimitetit politik fillestar, duke dhënë shembull të përgjegjësisë institucionale dhe respektit për rregullin kushtetues”, u shpreh ai për Tvklan.al.

Tjetër dështim për konstituimin e Kuvendit

Teksa po përgatisnim këtë artikull, Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë të re, por me histori të vjetër. Seanca e 26-të me radhë dështoi sërish.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Për disa seanca me radhë nuk ka kaluar propozimi për formimin e komisionit që do të mbikëqyrë votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por nuk ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

Kjo situatë e zvarritur ka shkaktuar shqetësim në opinionin publik dhe mes institucioneve, me thirrje të vazhdueshme për zhbllokim institucional dhe arritjen e një konsensusi politik për të vijuar me formimin e qeverisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Next Post
“Karriget janë të qytetarëve”, Spirapoli reagon për tensionet në Kuvend: Salla u kthye në skenë krimi!

Miratimi i raportit nga PE, reagon Spiropali: Konfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In