• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-kreu i Hipotekës dëshmon në gjyqin e Shullazit: Vollgën nuk e regjistrova unë

by Java News
26/09/2017 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, dëshmoi sot në gjyq ndaj Emiljano Shullazit. Para trupës gjykuese, Muho deklaroi se kur është bërë regjistrimi i hotel “Vollgës”, ka qenë me pushime.

Ish-zyrtari i lartë sqaroi se ka qenë muaji gusht, kur e ka marrë në telefon shtetasi Alban Dabulla dhe e ka njoftuar që “Vollga” është regjistruar në emër të biznesmenit Ylvi Beqaj.

Në përgjigjen e tij, Muho i ka thënë Dabullës që do bisedojnë pasi të mbarojë pushimet dhe të kthehet në zyrë. Më tej, ai tregoi dhe bisedën me dabullën në zyrën e tij, duke pohuar se është sharë dhe ofenduar prej tij.

“Pasi jam kthyer nga pushmet kam kërkuar takim me zv.drejtorin e Hipotekave, Hysenbelliu dhe drejtorin e hipotekës së Durrësit. Jane vene ne dijeni qe Besnik Hysenbelli kishte firmosur nje shkrese qe i jepte ok Hipotekes se Durresit per te vijuar veprimet, qe ta hipotekonin “Vollgën”. Pasi jam njohur me rastin, kam vendosur qe edhe pse ishte regjistruar “Vollga” ne hipoteke kam pezulluar veprimet, duke mos lejuar tjetërsimin e prones, pavaresisht se ajo ishte regjistruar ne emër te Beqajt. Pasi kam bere kete veprim jam telefonuar nga Ylvi Beqaj dhe Shullazi, te cilet me kane kerkuar nje takim. Fillimisht me kane thene do vish per kafe dhe ky ka vajtur te qendra “Globe” ne nje lokal aty prane dhe aty i ka vene ne dijeni qe jane pezulluar veprimet, qe nuk lejohet tjetersimi i prones. Pas tri ditesh ka ardhur Ylvi Beqaj ne zyre bashke me nje avokat dhe ka sjelle dokumentacionin. Pasi jam njohur me dokumentet ja kam lene zyres juridike. Nderkohe jam telefonuar edhe nga Alban Dabulla, te cilin e kam pritur ne zyre ne prani te drejtoreshes juridike dhe drejtorit te Hipotkes se Durresit, dhe zv.drejtorit te Hipotekes, Hysenbelliu. Gjate diskutimit, Dabulla ka dale jashte kontrollit duke share dhe ofenduar drejtorin e Hipotekes se Durresit, Ergysin. Situata u perkeqesua dhe ne kete moment kam kerkuar qe Dabulla te nxirrej jashte”, tha Muho.

Më tej, ish-kreu i Hipotekave foli dhe për marrëdhëniet me biznesmenin Ylvi Beqaj. Ai tha në gjyq se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të, gati si vëllezër.

Për këtë, shtoi Muho, nuk mendon që Beqaj është kërcënuar, pasi ka qenë mik me Shullazin dhe Gilmano Danin.

“Me Beqajn njihem qe nga viti 99 dhe per shkak te punes dhe afrimitetit qe kemi patur kemi krijuar nje marredhenie shume te mire, gati si vellezer. Beqaj i kishte kërkuar te terhiqte ne dy raste 50 mije dhe 70 mije euro. Pasi i kam terhequr leket ja kam dhene Beqajt dhe nuk e di ku i ka çuar. Ne dijenine time Ylvi Beqaj ka pasur marredhenie shume te mira me Shullazin dhe Gilmano Danin. Thoshte i kemi miq do bejme biznes, shyqyr qe i kemi keta dhe mbarojme. Ne dijenine time nuk eshte kercenuar, sepse ishim miq dhe do me kishte thene”, përfundoi dëshminë Muho.

a.ç

Next Post
Katanec mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Katanec mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In