• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bllokimi në Rinas, ish-komandanti i Bazës Ajrore: Meta ka përgjegjësi, ai e di mirë çdo të thotë thyerje e sigurisë kombëtare

by
08/04/2021 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

President e di mirë se çdo të thotë cenim i sigurisë kombëtare dhe ai duhet ta kishte parandaluar bllokimin e fluturimeve në Rinas.

Ky është qëndrimi i një prej personave më ekspertë të fushës, ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha. Në intervistën e dhënë për Report Tv Hoxha tha se Meta duhet të kishte ndërhyrë.

‘Është thyer  siguria kombëtare. Presidenti i Republikës këtë duhet të kishte  parë fillimisht. Ai mban përgjegjësinë të parën për sigurinë kombëtare. Presidenti i republikës ka përgjegjësinë kryesore që të mos lejonte të ndodhte kjo gjë. Ai duhet të kishte ndërhyrë. Që në pritjen e parë që ka zhvilluar me ta duhet t’i kishte sheshuar. Duhet t’ia kishte bërë të qartë se thyhen rregullat e sigurisë kombëtare. Grevë mund të bëjnë punonjësit e tjerë të aeroportit por jo këta pasi janë hallkë e rëndësishme. Nuk besoj se Forcat Ajrore nuk kanë kapacitete që t’i zëvendësojnë. Ndaj këta e kanë të ndaluar me ligj që nuk mund të bëhet grevë nga këta“, thotë ish-ushtaraku.

Edhe pse i njeh personalisht Flamur Hoxha thotë se duhen marrë masa për kontrollorët që kanë braktisur punën dhe kanë krijuar një situatë të paprecedentë.
“Unë mendoj se pjesa kryesore e tyre duhet t’i rikthehen punës pa arritur që ne t’i zëvendësojmë në total nga kontrollorët e trafikut ajror nga vende të tjera.  Personalisht nuk më kishte shkuar në mendje që mund të ndodhte kjo. Unë i njoh personalisht por mendoj që nëse vazhdon kjo situata ata duhet të zëvendësohen.  Nëse krahasojmë punën e vështirë që këta bëjnë këta me punën e pilotëve, unë kam qenë vetë pilot, ne e kemi pasur shumë herë më të vështirë dhe të rrezikshme. Ndërkohë që këta kanë një pagë shumë të madhe”, thotë ai.

Ish-ushtaraku thotë se kjo që ndodhi është një gjë shumë e keqe sidomos kur presim një nga stërvitjet më të mëdha të zhvilluar ndonjëherë të NATO-s.

“Unë besoj që kjo situatë nuk do ta pengojë dhe stërvitja do të zhvillohet por dëmi është shumë i madh, qoftë edhe ekonomik. Krijohet një situata sikur jemi në vitin 1997. Ne jemi në zgjedhje, jo në luftë.  Unë e gjykoj si ushtarak. Për mua quhet braktisje e pozicionit luftarak. Ata nuk bëjnë detyrën e njeriu të zakonshëm. Është harxhuar shumë për t’i përgatitur ata. Për mua nga ana e tyre është një karrierë e hedhur në erë”, tha ndër të tjera në intervistën e dhënë për Report Tv, ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, Flamur Hoxha./ b.h

Next Post
Rekord aplikimesh për pasaportë të re në e-Albania, Karçanaj: Mbi 21 vite pritje të kursyera në radhë

Rekord aplikimesh për pasaportë të re në e-Albania, Karçanaj: Mbi 21 vite pritje të kursyera në radhë

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    He mo zoti Flamur,ashtu eshte loja….. ja bejne njeri tjetrit me sy

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In