• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-klubi Partizani, nëse SPAK e ka seriozisht të hetojë familjen Berisha për pastrim parash

by Carlo Bollino
22/09/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Prokurorët e SPAK-ut duket se synojnë të përshpejtojnë hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, një aferë ndaj së cilës kryeministri Sali Berisha, i sapokthyer në pushtet në shtator të 2005, i dedikoi të gjithë energjitë e tij. Arsyeja e impenjimit të tij ishte se përfituese e procedurës së privatizimit do të ishte familja e të bijës. Në fakt, dhëndrri, Jamarbër Berisha, kishte trashëguar një përqindje të vogël të atyre tokave të përdorura nga qeveria fashiste për zgjerimin e aeroportit të Tiranës dhe që supozohet se u shpronësuan më pas nga regjimi komunist për të ndërtuar sipër kompleksin sportiv Partizani. Skandali qëndron në faktin se pikërisht falë këtij procesi privatizimi të ndërmarrë me urgjencë nga vjehrri sapo u riemërua kryeministër, dhëndrri u bë në mënyrë të mistershme pronar i rreth 40 % të 19 pallateve të ndërtuara mbi ato toka që vlejnë në treg disa dhjetëra milionë euro.

SPAK mori në pyetje dje dy nga ish-ministrat e Mbrojtjes që 17 vite më parë ndoqën procedurat e imponuara nga Sali Berisha për të ndihmuar dhëndrrin të bëhej miliarder. Pas Fatmir Mediut dhe Gazmend Oketës, do t’u takojë edhe shumë anëtarëve të tjerë të ish-qeverisë Berisha si Genc Ruli, Arben Imami për të kaluar deri te ushtarakë të lartë të ushtrisë që iu përshtatën urdhërave politikë duke i shërbyer operacionit. Të gjithë, përvec gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili për shkak të refuzimit të tij për të firmosur akte të jashtëligjshme, u ndëshkua nga Berisha me një transferim në një detyrë tjetër. Një dëshmitar i cmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.

Por pavarësisht këtij impenjimi të dukshëm të SPAK-ut, një pyetje është e detyrueshme: A janë vërtetë serioze qëllimet e këtij hetimi? Marrja në pyetje e Fatmir Mediut apo Gazmend Oketës apo anëtarëve të tjerë të administratës Berisha, a mund të hedhin vërtetë dritë mbi skandalin? Ndonjë prej tyre do ta ketë kurajon të thyejë paktin e “omerta’” (gojës së mbyllur) që i lidh prej 30 vitesh me “Doktorin”? Dhe në fund, cfarë mund të zbulojë në të vërtetë ky hetim? Në rastin më të mirë do të zbulohet ajo që të gjithë e dinë, dmth që Sali Berisha bashkë me ta kreu shpërdorim detyre, krim që pas 17 viteve është i parashkruar. Dhe nëse “omerta’”-ja e ish-ministrave dhe e bashkëpunëtorëve do të mbetet solide si gjithnjë, hetimi nuk do të qartësojë as edhe këtë. Në fakt ka edhe një tjetër dyshim që (ndoshta) prokurorët po hetojnë: A kishte kompetenca ligjiore Ministria e Mbrojtjes për ta ndjekur dhe për të nënshkruar privatizimin e atyre tokave? Një ceshtje kyce pasi, nëse vertetohet që kompetenca ishte e një dikasteri tjetër (si për shembull ministria e Ekonomisë) atëherë edhe akti i privitazimit do të rezultojë null, dhe në këtë rast gjithë perandoria e ndërtuar nga Abi do të shkrihet si një kështjellë në rërë.

Por nëse SPAK dëshiron vërtetë të hedhë dritë mbi skandalin kryesor të ish-klubit Partizani, duhet të hetojë për një tjetër krim: Jo shpërdorim detyre, por pastrim parash. Një krim, afatet e parashkrimit të të cilit janë 20 vite (pra ende nuk është parashkruar) dhe që mund të tërheqë në cështje direkt gjithë familjen Berisha. Misteri i vërtetë që mbetet për të sqaruar nuk është se si Sali Berisha arriti të privatizojë atë kompleks sportiv duke shkelur mijëra procedura, por si arriti dhëndrri i tij, Jamarbër, të ndërtojë sipër 19 kulla me vlerën mbi 40 milionë euro, edhe pse kishte në bankë vetëm 30.000 dollarë. Historia se përfitoi nga pozita e tij si ish pronar tokash është një legjendë urbane: Jamarbër Malltezi dhe motra e tij janë trashëgimtarë të brezit të dytë të Xhemal dhe Mahmut Begeja dhe falë këtij pozicioni privatizuan vetëm një copëz të vogël të atyre tokave të ndarë me 24 pronarë të tjerë të lidhur me të njëjtin trung trashëgimtarësh, që nga ana e tyre janë vetëm një pjesë e totalit prej 54 ish-pronarësh të tokave ku u ngrit ish kompleksi Partizani, të prejardhur nga 5 familje të mëdha: Begeja, Llagami, Saljaga, Alimehmeti dhe Vaqarri.

Prova e privilegjit të dyshimtë që gëzoi Jamarbër Berisha qëndron në faktin se pavarësisht thërrimes së terrenit që i takonte, 40% e kullave u bënë pronë e tij (dhe në mënyrë indirekte të Argitës) dhe jo edhe të motrës Orinda Malltezi për shembull që trashëgoi të njëjtën sipërfaqe të tokës, dhe as të dhjetëra trashëgimtarëve të tjerë të 5 familjeve të cilëve i janë dhënë vetëm kuota të vogla pronësie, pikërisht në funksion të kuotave respektive të trashëguara. Kuota trashëgimie pjesërisht të zhvatura edhe më shumë nga Jamarbëri i cili duke ditur që kishte vjehrrin në krahun e tij, u imponoi shumë bashkëpronarëve të tjerë detyrimin e dhënies të 3 deri 5% të tokave të tyre në rast privatizimi. Por as kjo “grabitje” e mëtejshme nuk justifikon pasurinë e pamatë që Jamarbër dhe Argita Berisha arritën të marrin falë atij privatizimi.

Pra është e kotë që SPAK-u të humbë kohë duke pyetur bashkëpunëtorët e Berishës për të provuar një krim të 17 viteve më parë, tashmë i parashkruar, por të nisë të marrë në pyetje Jamarbër Berishën dhe t’i kërkojë atij se si e bëri mrekullinë të transformojë 30.000 dollarë që kishte në bankë në fund të vitit 2005, në dhjetëra milionë euro që i japin fryte edhe sot. Duke akuzuar partinë në pushtet, Jamarbër Berisha ka përsëritur mijëra herë se pas kullave që po ndërtohen në Tiranë po fshihet një pastrim gjigand parash, sepse kullat ndërtohen me para cash (të pista) dhe pastaj shiten me derdhje bankare (të pastra). Po sikur të jetë ky pikërisht edhe rasti i tij? Madje familja Berisha e ka si traditë të akuzojë të tjerët për gjëra që ka bërë vetë. Të bëhesh miliarder, sic i takoi atij pikërisht në vitet kur vjehrri ishte kryeministër dhe bashkëshortja sekserja e preferuar e babait, legjitimon shumë dyshime të cilat ai si pjesëtar i një familje ish-qeveritarësh e ka për detyrë të sqarojë. Për më tepër se pikërisht për korrupsionin e bërë në ato vite, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi gjithë familjen Berisha “non grata” në Shtetet e Bashkuara.

Nëse paratë e investuara në ato 19 kulla nga Jamarbër Berisha janë të pastra, do të ishte vetë ai i pari që do të kishte interes t’iu përgjigjej pyetjeve të prokurorëve. Në rast të kundërt, për prokurorët nuk do të jetë e vështirë të kryejnë më në fund një hetim bankar mbi llogaritë e Abit dhe Argitës për të kuptuar origjinën e fitimeve të tyre dhe të verifikojnë se sa para nga llogaritë e tyre ka përfunduar në të vërtetë në ndërtimin e 19 pallateve. Të provosh pastrimin e parave është shumë më e lehtë se të dëshmosh korrupsionin: Pengesa e vetme është nëse dëshiron  ta bësh.

Next Post
“Kastriot Myftarajn e vrau shoku”/ Reagon gazetari i akuzuar nga nëna e tij: Ja kam nis në ‘WhatsApp’, Ylli Ndroqit dhe ai…!

“Kastriot Myftarajn e vrau shoku”/ Reagon gazetari i akuzuar nga nëna e tij: Ja kam nis në ‘WhatsApp’, Ylli Ndroqit dhe ai…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In