• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-këshilltari i Donald Trump drejt burgut

by Java News
26/11/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njërin nga ish këshilltarët e fushatës së presidentit Donald Trump për politikën e jashtme, e kanë urdhëruar që të hënën të fillojë të kryejë dënimin me 14 ditë burg.

George Papadopoulos, u dënua, ngaqë i kishte gënjyer hetuesit për rolin që kishte patur tek ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidencale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Papadopoulos u përpoq ta shtynte kryerjen e dënimit të tij të shkurtër, ndërkohë që ishte në pritje të një vendimi gjykate që ai kishte apeluar.

Ky vendim kishte të bënte me një rast të veçantë, lidhur me kushtetueshmërinë e emërimit të prokurorit Special Robert Mueller, hetimi i të cilit mbi lidhjet e mundshme të ndihmësve të zotit Trump me Rusinë, e implikonte zotin Papadopulos.

Të dielën, Gjykatësi Judge Randolph Moss, e hodhi poshtë kërkesën e zotit Papadopoulos për ta vonuar kryerjen e dënimit me burg, duke argumentuar se kur ai kishte pranuar se i kishte gënjyer hetuesit, ai hiqte dorë automatikisht nga e drejta për ta apeluar marrëveshjen me prokurorin për të pranuar fajësinë.

Pjesë e dënimit të dhënë nga Gjytatësi Moss, është edhe gjoba prej 9 mijë e 500 dollarësh dhe kryerja e 200 orëve punës së detyruar për komunitetin nga zoti Papadopulos.

Gjykatësi Moss po ashtu tha se dy gjykatës të tjerë e kishin miratuar kushtetueshmërinë e emërimit të zotit Mueller dhe shtoi se mbetet një mundësi tepër e vogël që kjo çështje të përmbyllet me një konkluzion të kundërt.

31-vjeçari Papadopoulos është një figurë relativisht e parëndësishme në hetimin 18 mujor të zotit Mueller. Ai e pranoi fajin që kishte gënjyer hetuesit në janar të vitit 2017, lidhur me numrin e kontakteve të tij me njerëz që kishin lidhje me Rusinë dhe kohën kur ato kishin ndodhur./a.ç

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 13 Tetor 2018

Je xheloz në çift, apo ke besim? Zbuloje përmes horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In