Në kuadër të 26 vjetorit të themelimit, PD organizoi “Opening Day”, ku u ftuan qytetarët dhe militantët që të vizitojnë selinë e PD-së, Basha premtoi për hapje të partisë, edhe ndaj atyre që janë larguar prej saj. Por duket se besimi tek ai është tepër i ulët në radhët e demokratëve.
Ish-këshilltari i Sali Berishës për çështjet e menaxhimit urban, Flamur Kuçi dhe ish-deputeti i PD-së Fatos Hoxha shprehen skeptik. “Hapet….vetëm oborri… Ky mos ta shesë për hapje..”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Kuçi.
Ndërsa ish-deputeti Hoxha ironizon dhe me vendndodhjen e selisë së re të PD-së. “Flamur Kuçi, ti mund të thuash gjithçka, por nga sa di unë edhe nga historia, ai oborr, ka shërbyer në shumë raste për vaki…”.
Godina e re e PD-së më parë ka shërbyer si Shtëpia Qendrore e Oficerëve, ndërsa është përdorur edhe për homazhe.
ma.me










