• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-juristi ‘fundos’ ish- kryeministrin: Lidhja e Berishës me skandalin e CEZ

by Java News
23/11/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen lidhjet e ish-kryeministrit Berisha me skandalin e CEZ-it. Romeo Karaj, juristi përgjegjës i OSHEE-së për çështjen e arbitrazhit ka hapur kutinë e pandoras në Komisionin Hetimor për CEZ. Emri i tij është lakuar së shumti, pasi është konsideruar si dëshmitari kyç i zbardhjes së skandalit DIA-CEZ. Madje pas daljes në skenë të emrit të tij policia e ka marrë në mbrojtje për shkak të disa kërcënimeve që ai pati për të mos dëshmuar për këtë çështje.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, Romeo Karaj ka pohuar se zotëron dokumente që dëshmojnë se procesi i privatizimit të CEZ ka nisur që në vitin 2005-2006 dhe jo në 2008 kur u hap zyrtarisht tenderi. Sipas tij, sekserë mes çekëve të CEZ dhe qeverisë shqiptare ka qenë Nuel Kala, një person me lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Kala për këtë marrëveshje ka përfituar 3. 6 milionë euro.

Për lidhjet mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Genc Ruli ka foto dhe dokumente. Vetëm në një muaj, mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha ka pasur mbi 100 telefonata, këto për të mundësuar privatizimin nga çekët të OSHEE-së. Por Nuel Kala, sipas dëshmitarit nuk ka qenë sekseri i vetëm. Përpara tij, ka pasur tentativa nga një tjetër shtetas. Hamza Merxhani një shtetas kosovar kishte bërë negociata mes CEZ dhe Berishës për të privatizuar kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjetikës, por kishte dështuar në këto negociata.

Lidhja e Berishës me skandalin CEZ vazhdon deri në fund. Ai ka pasur takime me Rebeka Gaskin e cila është drejtuesja e vetme e DIA-s që u ngarkua nga CEZ për mbledhjen e borxheve. Gaskin ishte pasuesja e Kastriot Ismailaj në krye të DIA-s. Sipas dëshmisë së Romeo Kara, Rebeka Gaskin është takuar me ish0kryeministrin Berisha në zyrën e tij me ndërmjetësimin e Kastriot Ismailajt, i cili tashmë është i arrestuar për aferat CEZ-DIA.

Dëshmia e ish-juristit të OSHEE në komisionin hetimor
“Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe CEZ grup të datës 23 qershor 2014, ne na janë ofruar mijëra emaile që nuk i kishim, dhe që janë parë nga unë fillimisht në janar 2015. Kanë qenë disa emaile që më kanë shtyrë të mendoj se procesi i privatizimit nuk është ai për të cilin ne kemi ditur ligjërisht që paska nisur në vitin 2008 me një tender të hapur ndërkombëtar, por kam të dhëna në emailet që kam gjetur që për këtë proces ka patur tentativa që në vitin 2005 apo 2006.

ma.me
Next Post
(FOTO) Brunia Georgina, e dashura e re e Ronaldos

(FOTO) Brunia Georgina, e dashura e re e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In