Ahmet Tufa, ish i përndjekur politik, që dikur krijoi organizatën politike “Dora e Hekurt’’ tregon për emisionin ‘Esencë’ të moderatorit Eljan Tanini, ditët e vështira të jetës së tij as më pak e as më shumë në vitet që i vijnë rrotull vitit të ”mbarë” 1997.
“Demokracinë shqiptare e kapën ata që ishin në pushtet” thotë Ahmet Tufa duke kujtuar si u emërua në polici.
” Në vitin 1997 me pasoja shumë të rënda nga e shkuara ime dhe vuajtja në burgje, më emëruan në policinë e gatshme, në gardë. Kam qenë edhe zëvendës komandant, gjithashtu edhe shef i shtabit të batalionit. Ishte koha ku kudo kërkohej ndihmë”, tha ai.
Ai tregon se si i shpëtuan jetën Sali Berishës.
Në Elbasan kishte mal me njerëz kundër Berishës. Policit tim bandat i kishin prerë këmbën nga plumbat. Policit tim tjetër, një grua e ftoi pranë dhe i qëlloi në gjoks. Por ai nuk vdiq.
Në Tropojë, shpëtuam rrogat dhe pensionet sepse bandat donin të na i vidhnin ato para që ne sollëm atje nga banka e Tiranës”, tha ai.
/f.s