• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-guvernatori i BQK-së implikon Thaçin në manipulime financiare, AAK kërkon hetim

by Aalison Pearse Stevens
11/10/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh shqetësimin e saj, pas bërjes publike të disa deklaratave për përfshirjen e disa eksponentëve të PDK-së, duke përfshirë edhe ish kreun e saj, Hashim Thaçin, në manipulime financiare përmes sistemit bankar.

AAK kërkon hetim të menjëhershëm të kësaj çështjeje, dhe transparencë para opinionit publik.

“Prokuroria e shtetit, duhet t’i trajtojë me urgjencë deklaratat e ish-guvernatorit, që e implikojnë Hashim Thaçin në manipulime financiare”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Njëkohësisht, deklaratat e Hashim Thaçit, për hetimin e vrasjeve dhe të krimeve të bëra në Kosovë, qoftë gjatë, qoftë pas luftës në Kosovë, i konsiderojmë deklarata të vonuara dhe hipokrizi të tij. Vet zoti Thaçi, që prej vitit 1999, ka qenë personi me mandatin më të gjatë qeverisës në Kosovë, dhe ai këto çështje ka mundur t’i kishte iniciuar shumë kohë më parë”, theksohet më tej në reagimin e AAK-së.

AAK inkurajon organet e drejtësisë që t’i hyjnë me themel “zbardhjes së të gjitha vrasjeve në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike, por edhe krimeve të tjera, të cilat e kanë dëmtuar qytetarin dhe shtetin e Kosovës”.

Ndërkaq, analisti i çështjeve politike dhe ekonomike, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të merr masa për investimet e 75 milionë eurove, para këto të Trustit, e të cilat siç thotë Abdixhiku janë përdorur për përfitime të klanit ‘Pronto’ në vetëm një transaksion.

Abdixhiku thotë se miliona të tjera të buxhetit janë shfrytëzuar për skema kriminale jashtë, përderisa thekson se kreu i urdhrit për këto transaksione, tash është president.

“Këto dëshmi, janë bërë nga hiç më pak se ish-Guvernatori i Kosovës; mbajtës i një ndër pozitave më të larta shtetërore – llogaridhënës i secilës para në Kosovë”, shkruan ndër tjerash Abdixhiku, cituar nga Koha.

Kujtojmë se deklaratat e ish-Guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi, për implikimet financiare të Hashim Thaçit janë publikuar në portalin “Gazeta Fjala”, e cila ka paralajmëruar se do të sjellë një seri të shkrimeve për ndërhyrjet në vendimet financiare të shtetit nga njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës, që nga presidenti aktual Hashim Thaçi, e deri tek kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i dënuar për krime lufte dhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla. (b.an)

Next Post
Serbia nuk voton kundër Kosovës në FIVB, ‘çmenden’ mediat serbe

Serbia nuk voton kundër Kosovës në FIVB, 'çmenden' mediat serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In