• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-guvernatori i Bosnjës, Petritsch: Vendet e Ballkanit duhet të përballen me të kaluarën

by Java News
05/12/2017 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të Tribunalit të Hagës e kanë radhën vendet e Ballkanit që të përballen me të kaluarën, mendon Ëolfgang Petritsch. “Jam i shokuar për vetëvrasjen e Slobodan Praljakut dhe gabimet në masat e sigurisë janë të pafalshme”, thotë për DË-në Ëolfgang Petritsch, ish-përfaqësues i lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën. Por, sipas tij, megjithë këtë, Gjykata e Hagës ka bërë një punë të mirë për zbardhjen e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. “Tani duhet që në rajon të nisë pajtimi dhe nismën për këtë duhet ta marrin njerëzit dhe politika”, thekson politikani socialdemokrat austriak. Sipas Ëolfgang Petritsch, pas përfundimit të punës së gjykatës ndërkombëtare duhet që në nivel nacional të forcohet ligji dhe gjykatat.

“Detyra e tyre dihet të jetë jo vetëm luftimi i korrupsionit, por ato duhet edhe të vazhdojnë proceset për krime lufte.

Po ashtu duhet të forcohet shoqëria civile, e cila në Serbi është e fortë dhe që duhet të bëhet më aktive edhe në vendet e tjera të rajonit. Përballja me të kaluarën duhet të bëhet prej të gjithëve”, mendon Petritsch, pavarësisht nëse ata e shohin veten në rolin e viktimës apo konsiderohen si kriminelë.

Sa i përket këmbënguljes së disa politikanëve në ligjërimet nacionaliste dhe etnike, apo pretendimit të presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, për të vënë në diskutim kufijtë ekzistues, Wolfgang Petritsch thotë se vënia në diskutim e kufijve do të shkaktojë tragjedi të reja.

“Faktori etno-nacional është njëri prej faktorëve, por jo vendimtar për paqen në rajon. Integrimi evropian bën të qartë se në një hapësirë të madhe mund të përjetohen të përbashkëtat si ekonomikisht edhe kulturalisht”, thotë Petritsch.

Sipas tij, bashkëpunimi me Evropën duhet të jetë sidomos për serbët prioritet absolut, “sepse vetëm në një Evropë të bashkuar serbët mund të jenë të bashkuar”.

“Një bashkim në një krijesë multietnike apo multinacionale si ish-Jugosllavia, nuk mund të krijohet më. Efektet pozitive mund të arrihet vetëm në një Evropë më të madhe dhe ky vizion duhet të rrënjoset më thellë në zemrat dhe mendjet e njerëzve”, thotë Petritsch.

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ishte nga viti 1999 deri 2002 Përfaqësues i lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën. Në këtë funksion ai drejtoi zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit të 14. dhjetorit 1995, që nënshkruan ish-presidentët Sllobodan Millosheviq, Franjo Tugjman (Kroaci) dhe kryetari i presidiumit boshnjako-hercegovinas, Alija Izetbegoviq, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FA 105 vjeç/ Meta- Xhaçka: Mirënjohje, ushtria gur themeli i shtetformimit!

FA 105 vjeç/ Meta- Xhaçka: Mirënjohje, ushtria gur themeli i shtetformimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In