• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-gruaja e Boris Tadiç shkon murgeshë në Pejë

by Java News
01/05/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta private e zyrtarëve të lartë politikë gjithmonë ka qenë interesante për publikun. Kush janë gratë e tyre, ku janë arsimuar, sa janë të suksseshëm, sa i përkrahin familjarët e tyre janë vetëm disa nga temat që shtjellohen. Historia e njërit prej tyre është gruaja e parë e ish-presidentit serb Boris Tadiç, e cila ka shkaktuar shumë vëmendje përtej kufijve të Serbisë.

Veselinka Zastavnikovic ishte një grua super-inteligjente, ambicioze, e bukur, tërheqëse, luftëtare e lirisë, revolucionare… Martesa e saj me Borisin zgjati 16 vite, dhe pas divorcit Veselinka i është dedikuar jetës shpirtërore. Ajo u bë një murgeshë dhe shërben në Patriarkanën e Pejës, me vendosshmëri të madhe kështu duke shmangur gazetarët nga Serbia dhe e tërë bota, të cilët asnjëherë nuk kanë arritur të marrin ndonjë deklaratë nga ajo në lidhje me jetën e saj private.

Veselinka ka lindur në Osijek, dhe në studime në Beograd e ka njoftuar Borisin i cili ishte tre vite më i ri se ajo. Ajo ishte duke studiuar gazetarinë kurse Borisi psikologjinë.  Përveç bukurisë dhe inteligjencës, ajo është dalluar edhe me qëndrimet e saj radikale dhe revolucionare, kështu që menjëherë hyri në udhëheqjen e lëvizjes studentore “Universiteti i kuq”, i cili ishte kundër qeverisë, transmeton gazetametro.net

Nevenka Tadiq, nëna e Borisit e kundërshtoi ashpër lidhjen e djalit të saj me Veselinkan ngase familja e saj nuk ishin me shkollim të lartë si ajo e Tadiqit. Mirëpo çifti u martuan përkundër gjithçka dhe jetuan në një dhomë të vogël me qera në rrugën “Koče” në Beograd. Borisi shiste gazeta në rrugë, kurse Veselinka shiste kukulla të bëra nga duart e saj. Pas diplomimit, Boris u punësuar si profesor i psikologjisë në gjimnazin e parë në Beograd. Miqtë e tyre thonë se çifti kishin një martesë të lumtur.

Problemet në martesë dyshohet se u kanë ndodhur pas dallimeve në pikëpamjet politike, dhe se pas fillimit të viteve të 90’ta, Boris Tadiq dhe babai i tij themeluan Partinë Demokratike. Gjithashtu edhe presioni i nënës së tij Nevenkës ndaj gruas së tij, për të lindur një trashigimtarë ishte një problem tjetër që i shtyu çiftin të ndaheshin.

Pas ndarjes së tyre, Boris u martua me një inxhiniere të ndërtimtarisë me emrin Tanja me të cilën i ka dy bija, Masa dhe Vanja.  Pas pesë viteve të ashtuquajtura “tundime”, në mes të tetorit të vitit 2007, Veselinka u bë një murgeshë me emrin shpirtërorë Irina./express

c.a

Next Post
Pacino e De Niro ribashkohen për përvjetorin e 45 të “Kumbarit”

Pacino e De Niro ribashkohen për përvjetorin e 45 të “Kumbarit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In