Partia Demokratike vijoi turin e saj të takimeve me diasporën, këtë herë në Parma.
Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-gjyqtarit sheik të Apelit, Gjin Gjoni, i cili nuk i ndahet kreut të PD-së, Sali Berisha, në çdo tur apo takim që ai zhvillon, dukshëm në kërkim edhe të një vendi të sigurt për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Gjoni ndodhet aktualisht në listën e Primareve të qarkut Lezhë.
Madje në fund të takimit, Gjoni u pa teksa i afrohej ish-kryeministrit për t’i shkëputur një shtrëngim duarsh, përshëndetje apo për t’i treguar se ndodhej aty.
Në një moment madje nxori edhe telefonin për të filmuar dhe bërë forografi, si dhe të krijonte korridor për të kaluar kreu i partisë mes turmës.
Sikurse në takimin e kaluar në Romë, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeprokurori i dënuar me 2 vite burgim nga drejtësia, Adriatik Lalla, këtë herë Gjoni ishte prezent më afër rreshtave të parë dhe më i dukshëm.
Llalla ndërkohë mungonte në këtë takim.