• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-e dashura e Hekuran Billës: Dyshoj se na kanë ndjekur deri në vendin e takimit

by Java News
22/12/2021 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adiola Lakra, 26-vjeçarja e arrestuar si bashkëpunëtore e Viktor Markut dhe Sebastiano Malit në vrasjen e Hekuran Billës ka dëshmuar se dyshon që natën e ngjarjes ajo dhe viktima të jenë ndjekur nga deri në vendin e takimit. Në dëshminë e saj të publikuar në emisionin “Shënjestër” në “News 24”, Lakra tregon se ka patur lidhje intime me Sebastiano Malin dy vjet para ngjarjes së rëndë, ndërsa pranoi se me viktimën kishte lidhje dashurie.

Ndër të tjera, Adiola Lakra tregon se me të mësuar lajmin e vrasjes së Hekuran Billës ka thyer disa orendi shtëpiake dhe telefonin e saj nga tronditja. Ajo shtoi se nuk e mban mend numrin e telefonit që ka patur. Në lidhje me ditën e vrasjes, e arrestuara shton se e ka telefonuar viktima në orën 17:00 dhe më pas ka shkuar drejt vendit për t’u takuar.

Dëshmia e Adiola Lakrës

Me viktimën kam pasur një lidhje dashurore dhe asgjë tjetër. Me Sebastian Malin kam pasur një lidhje rreth 2 vite më parë gjatë kohës kur kam qenë komshi me të. Lidhja ka zgjatur 2 vite dhe shkëputja mes nesh erdhi pasi marrëdhënia jonë nuk po funksiononte më. Ditën e ngjarjes mesa mbaj mend nuk kam komunikuar në telefon me Sebastianon dhe familjarë të tij. Në mbrëmje, kohë e cila mund të ishte pas ngjarjes kam parë Sebastianon me makinën e tij ‘Smart’ pranë shtëpisë së tij, pasi jemi komshinj. Vendet e takimeve mes meje dhe Hekuranit nuk kanë qenë gjithmonë në të njëjtën vend ku ai u vra atë natë. Më lind një dyshim që Hekuranin ose mua mund të na kenë ndjekur ose vëzhguar dikush deri në vendin e takimit. Pasi mora vesh që Hekuranin e kishin vrarë pësova një tronditje të fortë psikike, përveç telefonit tim kam thyer edhe disa orendi shtëpiake. Nuk mbaj mend çfarë numri celulari kam pasur. Ditën e ngjarjes mesa mbaj mend më ka telefonuar viktima Hekuran Billa rreth orës 17:00. Unë isha në ‘TEG’ me një shoqen time, Sara quhej, mbiemrin nuk ia kujtoj. E lamë të takoheshim rreth orës 8- 9 të darkës tek qendra ‘Kristal’ në ‘Komunën e Parisit’ pasi ai atje kishte një punë tjetër. Mjeti me të cilin unë kam qarkulluar është pronë e imja dhe gjithmonë e parkoja para shtëpisë time. Ditën e ngjarjes paradite kam qenë në Durrës, aty kam qenë prej 2-3 ditësh. Rreth orës 15:00 jam kthyer në shtëpi. Kam qëndruar fillimisht aty dhe më pas kam shkuar në ‘TEG’, siç e shpjegova edhe më lart. Rruga që unë kam ndjekur ka qenë nga shtëpia ime tek qendra “Kristal” për të takuar Hekuranin.

g.kosovari

Next Post
Open Balkans: Për mendje të hapura

Skandali me pagat/ Kadia: Qeveria e ndihmuar nga shtete të tjera po heton për të zbuluar autorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com