Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela kërkon përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues në shkallën e dytë të vettingut. E para është Ina Rama, pasi sipas saj është në konflikt interesi. Kjo për faktin se Donika Prela ka kryer hetime për mbesën e Ina Ramës e cila ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit. “Komisioneri Publik ka kryer ankim në KPA për mua. Kam pritur që Ina Rama të jepte dorëheqjen për konflikt interesi pasi në Prokurorinë Durrës unë kam kryer hetime për mbesën e Ina Ramës.
Mbesa ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit dhe kësaj shtetase i është kërkuar plotësimi i dosjes dhe rezulton se ajo shtetase ka refuzuar ta plotësoj për diplomimin dhe është larguar nga puna. Ajo ka bërë pastaj kërkesë për të punuar si psikologe në gjykatë me një diplomë të Kristalit. Pas hetimit nga ana ime ka rezultuar se diploma ka qenë e falsifikuar. Kam kërkuar pezullimin e saj nga detyra, kërkesë e pranuar nga gjykata”, ka thënë Prela.
E dyta është Natasha Mulaj. Përsa i përket konfliktit Mulajn, Donika Prela sqaroi se në mes është hetimi i vëllezërve të gjyqtares.
“Vetëm javën e fundit e kam kuptuar këtë konflikt, kështu që kërkoj edhe përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Natasha Mulaj. Nuk besoj se ju zonja Mulaj jeni në dijeni. Në vitin 2019, për një rast të ngjashëm me timin KPA vendosi të pranojë kërkesën e Natasha Mulajt,”- tha Prela.
Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë. Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.
g.kosovari











