• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-drejtuesi i policisë tregon dy pistat kryesore për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

by Java News
20/04/2023 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Arben Hajdarmatajn dy janë pistat kryesore sa i përket vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, një ditë më parë në Shëngjin. I ftuar këtë të enjte në studion e Klan News, për gazetarin Besard Jacaj, ish-drejtuesi i policisë tha se kryesorja duhet të jetë pista e gjakmarrjes, por ai theksoi se nuk duhet të shmangur as sfondi politik.

Mbetet pjesa e gjakmarrjes një prej pistave, duke qenë se në 1996 atij i kanë vrarë dhe vëllain, Pëllumb Nikulaj?

Arben Hajdarmataj: Un mendoj që dy pistat janë, pista e gjakmarrjes mendoj që mund të jetë dhe kryesorja, mendoj, sepse nuk kam informacion që të them. Por unë prap apeloj në aspektin e asaj që grupi hetimor nuk duhet të shmangë dhe pjesën politike.

Pra ishim tek dy pista, e para gjakmarrja…

Arben Hajdarmataj: Unë mendoj që pjesa kryesore është gjakmarrja, dhe pjesa tjetër mund të jetë sfondi politik, i cili nuk duhet të anashkalohet dhe nuk duhet të nënvlerësohet nga grupi hetimor. Pavarësisht se nëse ekzistojnë për mendimin tim, këto informacione të sakta, që policia duhet t’i dijë, sepse ne si publik i marrim nëpërmjet mediave dhe media i merr nëpërmjet korrespondentëve të vet në zona, janë të besueshme, por mbeten për t’u verifikuar. Pra nëse Nikulaj ka marrë para 2-3 javësh deri 1 muaji, ka lëvizur me një makinë të blinduar, nëse ka pasur konflikte verbale me grupe të ndryshme, këtu defekti i Policisë së Shtetit që unë shpeshherë gjendem në një pozicion jo të mirë ndaj ish-kolegëve, sepse duhet jemi sa është e mundur realistë, që këto informacione duhet të kalkuloheshin nga policia e Lezhës. Thashë që i ndjeri Nikulaj ka qenë një person jo me ndikime të pakta në të gjithë aspektin, politik dhe shoqëror, në qytetin e Shëngjinit. Në momentin që një njeri i tillë detyrohet që të marrë një mjet të blinduar atëherë këtu diçka ka. Sepse nuk është as shumë e vështirë për ta identifikuar dhe për ta gjetur arsyen sepse. Se në qytetin e Shëngjinit…

Janë zona jo shumë të mëdha, aq njerëz e njohin njëri-tjetrin…

Arben Hajdarmataj: Në momentin që, nëse ka marrë një makinë të blinduar, të gjithë qytetarët e Shëngjinit e kanë ditur që e ka marrë një makinë të blinduar. Nëse Nikulaj ka pasur një konflikt verbal me ndonjë grup. Nëse politika thotë të vërtetën, që realisht ky ka përkrahur forcën e djathtë politike dhe kundërshtarët e tij, krahu i majtë politik kanë pasur konflikte verbale për shkak të pozicionit të tij politik, atëherë këtu policia duhet të kishte marrë masa dhe vesh. Në këtë aspekt unë e bëj me faj deri diku politikë e shtetit, përsa i përket parandalimit të mundshëm të këtij lloj krimi.

 

/s.f

Next Post
Problematikat në Vorë me komisionerët e PD, Celibashi: Anëtarët e KZAZ, veprime korrekte

Fletët e votimit/ Celibashi "presion" Kolegjit Zgjedhor: Të shqyrtohen brenda 24 orësh ankimet e partive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In