Ish-drejtuesi i policisë, Mit’hat Havari deklaroi mbrëmjen e sotme se shoqëria shqiptare është në kolaps.
Përballë gazetares Marsela Karapanco në ‘Frontline’ në ‘News24’ Havari tha se shumë politikanë i kanë fëmijët problematikë, dhe se këto raste janë të evidentuara.
Sipas tij ata janë model negativ. Mes të tjerash Havari tha se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgjegjësi moral dhe ligjore sa i takon ngjarjeve kriminale në vendin tonë.
“Edhe unë jam përplasur për 30 vite me një prokuror që sot është deputet. Disa janë prokurorë i thënçin, siç janë disa policë. Ministri nuk mund të justifikojë në mënyrë absolute. Policia duhet të ndjekë. Ata i kanë pikasur makinat, bijtë e gangsterëve, nuk ndalohen. Ka edhe politikanë që i kanë fëmijët me probleme. Janë evidentuar, nuk kanë turp. Në vend që t’i kenë profesor, model, por janë model negativ. Shoqëria shqiptare është në kolaps. Ne nuk jemi në dorën e tyre. Jeta ime dhe e familjes time nuk është në dorë të Edi Ramës, as të Çuçit, dhe as Veliut. Paguajmë taksa. Duhet të jemi të qetë. Më tha dikush tek lagja ime që; ‘një tip rrugaçi rrëzoi dy persona, dhe kërcënonte policin. Dhe ai tha; ‘unë ju vras në sy të policit’’. Dhe polici nuk e arrestoi. Duhet t’i lënë këto propaganda, siç është me shezlongët. Duhet t’i heqin ato, t’i lënë të lira për qytetarët. Nuk punojnë me sistem. Nuk janë sistematik. Për këto gjëra ka afate. Edhe çobanët e dhive i dinë ato punë. E kanë situatën jashtë kontrollit. Jam i drejtpërdrejtë dhe jo të bëj akuza kot. Gjithë këto vrasje. I bindur që do të ndodhin nesër. Nuk jam Kasandra e Greqisë së Lashtë. Këto do të ndodhin nesër. Reforma? Duhet rikonstruktuar shoqëria e tërë. Policët shkojnë në shtëpi me ca rroga të vogla, me ato rrobat plastike. Ato mushamatë e rrugëve janë në gjendje të rëndë.