• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-drejtori në MB tallet me përgjuesit: Më ka marrë malli, s’më përgjojnë prej dy javësh

by Java News
16/05/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, thotë se ai ka qenë nën përgjim që prej vitit 2015.

Në një status në Facebook, në një kohë kur kjo çështje është bërë “rend” dite në diskutime dhe debate politike, Dervishi tregon përvojën e tij me përgjuesit.

Ai nuk thotë se cili e ka përgjuar, por tregon se si e dallonte dhe se si është tallur me përgjuesit duke bërë biseda dezinformuese.

DESHMIA

Më ka marrë malli për përgjuesit e mi, ka dy javë që nuk i dëgjoj më

Ka më shumë se dy javë që telefoni im nuk përgjohet. Nuk dëgjohet më te bashkëbiseduesit e mi jehona e thellë e zërit apo përsëritja kumbuese e fjalëve. Ndoshta janë lodhur përgjuesit, por ndërprerja e përgjimit, ndodhi pikërisht tani që po bëhet zhurmë rreth përgjimeve.

Unë hyj te njerëzit që e kanë bezdi celularin. Përdor një aparat të vjetër. Pasion mbeten serverët dhe kompjuterët, por asnjëherë nuk më hyjnë në sy celularët. Numrat që kam përdorur nuk janë në emrin tim, por të njerëzve të zakonshëm. Si duket, nga biseda me njerëz të tjerë të njohur apo të zakonshëm, përgjuesve u ka dalë emri im. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë kanë kërkuar prej meje përgjuesit.

Përgjimi ka qenë në masën 90% gjatë vitit 2015 dhe këto muaj të vitit 2016. Ka pasur raste që ndërpritej e pastaj fillonte prapë. Para 6 muajsh duke biseduar me mikun tim Gazmendin, biseda u ngri dhe pajisja e përgjimit xhiroi keq e me zhurmë për 20 sekonda.

Në shkurt të këtij viti fola në darkë ora 20.00 me një njeri publik. Qëlloi që përgjuesit më kishin lënë disa ditë pushim. Të nesërmen qysh në mëngjes rifilloi përgjimi.

I ndodhur në këto kushte, e vetmja gjë që duhet të bëja ishin dizinfomacioni dhe rritja artificiale e kohës së bisedave. Duke përfituar nga ofertat e kompanive telefonike, rreth 95% të gjithë kohës telefonike ia kam kushtuar talljes me përgjuesit.

U kam shkruar mesazhe sikur po qëndroja me shefat e tyre, u kam vënë filma, muzikë, etj. Të vetmen gjë që kisha në dorë, t’u merrja kohën ua kam bërë. Sigurisht kam vazhduar punët e mia në kohën që celulari ka qëndruar i hapur. Kurrë në jetën time nuk jam tallur kaq shumë me përgjuesit e mi. Por ka dy javë që shenja e tyre nuk po duket. Mungon jehona karakteristike dhe zërit. Më ka marrë malli për përgjuesit e mi. Pse ndaluan pikërisht këto ditë?

Panorama/d.i.

Kastriot-dervishi facebook

Next Post

Kishte kancer, 64-vjeçari bën transplant penisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In