• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputetja Pernaska: Jam skeptike për cilësinë e grave në politikë, mandatet shiten dhe blihen

by Java News
21/10/2022 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja Lajla Përnaska thotë se nuk është feministë dhe se feminizmin e përkufizon si frymë që grumbullon gratë vajzat për të pasur një kauzë të tyre, objektivat e tyre në lëvizje të caktuara dhe rrethana të caktuara, si dhe për të dominuar në situata të caktuara si kontingjent për të drejtat që ato kanë.

Përnaska ndan bindjen se duke qenë se shoqëria ka pothuajse njëlloj si burra dhe gra, duhet të jetë e përfaqësuar po njëlloj dhe në vendimmarrje.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ajo tregoi se ka qenë bashkautore e ligjit për kuotën 30% të përfaqësimit grave në politikë.

Përnaska shtoi se deri në vitin 2005, ishte vetëm 7% pjesëmarrja e grave në parlament dhe në vitin 2008 u bë futja e kuotës, për të cilën tha se ka luftuar fort, pasi duhet të hiqeshin ca burra deputet që të krijoheshin këto hapësira.

“Kam besuar në rol pozitiv të femrave në vendimmarrje. Sot kemi 35% gra në parlament dhe 75% në qeveri. Jam skeptike për cilësinë për faktin se jo thjesht performanca e zonjave, por mungesa e grave brenda partive dhe për zgjedhjet parlamentare, e listave të mbyllura ka deformuar përfaqësimin parlamentar se na ka hequr të drejtën që të zgjedhim përfaqësuesit tanë.

Ata të zgjedhur dhe burra dhe gra nuk janë të zgjedhurit tanë, ka deformim përfaqësimi. Zoti Rama duket qartazi që e mbështet pjesëmarrjen e femrave.

Duke munguar gara, kemi kaluar në kryetarokraci, edhe ato gra që futen, futen për ti shërbyer kryetarit. Kur është gara me votë, ka një tjetër qasje dhe kryetari zgjedh ato individ që kanë më shumë shans për të marrë votë.

Se ke gra që kanë 2-3 mandate që zgjidhen pa pasur kokërr vote. Si hipin në majë të listave? Kjo ka deformuar dhe jetën partiake, se vijnë me katapult, vijnë me rrugë okulte, shiten.

Ne e dimë që ka shit-blerje mandatesh. Edhe gra që futen në pazare dhe mbasi mbërthejnë partinë na dalin biznesmenë, pronare, me prona partie, jo prona tapie.

Mendoja se ishin më pak të korruptueshme gratë. Kuota e ka kryer funksionin, por tani duhet hapur gara brenda partive, për përfaqësimin në parlament vetëm vota e drejtpërdretë do e përmirësojë ndjeshëm cilësinë e përfaqësimit.

Është turp i madh ti s’ke asnjë kandidat që e fitojnë votën vetë. Nuk janë të votuar dhe këta në poste kyçe, si mund të jetë përfaqësues i vendit një njeri që se voton askush.

Pesha e politikanit matet me votë, se kanë frikë nga vota e lirë dhe kryetarët kanë frikë nga vota e lirë. Prandaj mbahen listat e mbyllura. Kanë krijuar një super pushtet me kryetarokracinë dhe kanë shkëputur përfaqësimin nga zgjedhësi”, tha Përnaska.

Në vijim shtoi se personalisht i beson shumë më tepër karrierës politike hap pas hapi dhe në mënyrën e saj kamzgjedhur modelin e politikanes së terrenit jo të salloneve, lidhjeve të shkurta dhe oborreve të kryetarit.

“Xhelozohej modeli im i terrenit dhe kontakteve të ngushta, dhanë urdhër më mbyllën zyrën time të zonës se iu përgjigjesha qytetarëve dhe nuk u pranua nga lidershipi i PD-së së kohës.

Ose do jesh shërbëtor i kryetarit për të llogaritur mandatin e radhës, ose do zgjedhësh ti shërbesh qytetarit. Politika nuk të pasuron, ke një rrogë si një nëpunës i shtetit dhe kaq”, shtoi ajo.

Këtu tek ne problemi më i madh është se abuzimi me pushtetin dhe korrupsioni galopant i ka joshur më shumë njerëzit që ti bashkohen politikës. Por nuk është ky qëllimi i politikës.

/s.f

Next Post
Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për lëvizjen e lirë mes tyre

Vendet e Ballkanit Perëndimor bien dakord për lëvizjen e lirë mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

Nis ceremonia e betimit të 7 ministrave të rinj te Presidenti Begaj

March 6, 2026
ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë: Kujdes në qarkullim

March 6, 2026
Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

March 6, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Nga armë e drogë, te përndjekja e vjedhja! Gjashtë persona bien në prangat e policisë

March 6, 2026
Bie vrulli politik për zgjerimin? “Politico”: Macron po bllokon procesin mes krizës politike në Francë

Alarmi në Qipro, rrjeti evropian i Macronit për të krijuar mburojën detare

March 6, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Cilat projektligje u miratuan dhe u hodhën poshtë dje mes kaosit në Kuvend?

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In