• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti tregon prapaskenat në PD: ‘Ujqërit’ që u merrnin para qytetarëve kanë mprehur sërish dhëmbët

by Ardit Rada
07/10/2020 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Astrit Veliaj u la jashtë listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Beratit.

Largimi nga kandidimi ka bërë që Veliaj bëjë disa reagime të njëpasnjëshme, duke mos qenë dakord për mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët për deputetë në PD.

Në një status të tij në rrjetet sociale, Veliaj, i ardhur nga bota e biznesit, thotë se i largoi në atë kohë këta njerëz nga fushata, por ata sipas tij sot janë pjesë aktive e politikës.

Postimi i plotë i ish-deputetit të PD:

Vite më parë kur kandidoja për deputet në Berat, vija re një irritim të qytetarëve dhe militantëve të ndershëm me ndonjë punonjës apo drejtor lokal të administratës shtetërore, që na ngjiteshin në fushatën elektorale. Herë pas here vinte ndonjë denoncim dhe ky ishte një shqetësim. Ai që vjen nga bota e biznesit, perëndi ka qytetarin, shërbimin dhe reputacionin e institucionit. Punonjësin e pandershëm e fluturon nga radhët e veta.

Sipermarrësit janë si kirurgët – shquhen per vepra, jo per llafe, per vendime te forta, jo per terheqje te gjerave zvarre. Politika false të mban me shpresa dhe të ushqen me lugë të zbrazur.

Ajo e pranon edhe bashkejetesen me banditet e dobishem. Kjo duhet të ndryshojë. Politika duhet të kalojë nga steriliteti drejt produktivitetit. Njekohesisht duhet pastruar e keqja sa kohë metastazat nuk kane marre kontrollin mbi gjithe pjesen e shendetshme te trupit.

Mbaj mend në atë kohë rastin e e punonjesit të hipotekës, që i kerkonte 4 mijë euro nje biznesi për t’i regjistruar pronën. Një tjeter drejtues në zyrën e privatizimeve, i kerkonte para një të përndjekuri për t’i kthyer pronën e tij që ia kishte sekurstruar Partia e Punës.

Ndersa një mësuse ankohej se i kishte paguar 2 mijë euro perfaqesuesit politik te qarkut, nepermjet drejtorit te arsimit i cili ishte emeruar prej tij.

Te gjithë këta njerëz i largova nga fushata e asaj kohe, por janë sot pjesë aktive e politikës. Keta ujqër të uritur kanë mprehur dhëmbët për goditje të përqëndruara ndaj popullatës, sapo të fitohen zgjedhjet. Kjo nuk duhet lejuar.

Problemi me i mprehtë i politikës është pastrimi i vetëvetes, mënjanimi i njerëzve që i janë afruar për tu pasuruar. Kjo eshte sfida me e madhe. Në nevojë të votave njeriu politik mundohet mos prishi qejf, por këtu gabon rëndë. Pasuria më e madhe është pastërtia.

Fytyra duhet ruajtur edhe me çmimin e një lufte totale. Më mirë një grup i vogël njerezish me integritet, se me mbeshtetjen e nje çete kusarësh. Në djall mandati – asnjë vend nuk bëhet nga “aleanca e qelbësirave”. Këtë leksion na e ka dhënë tashmë historia.

Të qënit i realizuar jashte politikes të jep forcë dhe liri, por të krijon edhe armiqësi. Pavarësia me ndershmëri është aset për njeriun politik, për njerëzit e thjeshte që presin promovimin e interesave prej tij, por të bën edhe objekt sulmesh dhe intrigash, shenjestrim nga të ndoturit e krahut tënd dhe kundërshtarëve të të njejtit soj.

Megjithate, ia vlen ta çosh perpara këtë luftë pavaresisht kostove të saj. Kur ke armiq thotë Churchill-i, “tregon se je ngritur dikur, për diçka në jetën tënde”.

Lufta për pasterti krijon kundërshti, vetëm se politika e ndershmërisë nuk bën kompromise me veselinjtë.

Një parti vjen në pushtet kur i ka ndarë rrugët me të përlyerit e çdo kohe. Shqiperia e zhvillimit është në krah të kundërt me Shqipërinë e pandershmërisë.

/e.rr
Next Post
Bardhi qetëson Metën dhe LSI-në: Opozita do të hyjë bashkë në zgjedhje, nuk ka rëndësi Kodi Zgjedhor

Bardhi qetëson Metën dhe LSI-në: Opozita do të hyjë bashkë në zgjedhje, nuk ka rëndësi Kodi Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In