• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së bën thirrje kundër Bashës: Vota për të është mallkim

by Java News
14/07/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ish-deputeti i PD-së, Fatos Hoxha, përmes një shkrimi në FB bën thirrje që Basha të mos votohet nga demokratët në zgjedhjet e 22 korrikut.
Sipas Hoxhës, vota për të është mallkim për PD-në.
SHKRIMI
Vota per Bashen, si mallkim per PD-ne
Te dashur miq, mos me quani as tendencioz, as ogurzi. Po te doni mos me besoni, biles edhe mund te me shani, por kjo nuk ndryshon asgje tek fakti, se vota per Bashen eshte mallkim per PD-ne.
Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe do dilni dhe ju ne te njejtin konkluzion. Qe kur e vune ne krye te PD-se njeriu ka sjelle vetem dem:
– Dem me drejtimin pa gjak, pa ide, pa kurajo, pa personalitet, pa dinjitet, thjesht pa koke te Partise;
– Dem me ngritjen ne piedestal te mediokritetit dhe zhberjen e vlerave perfaqesuese;
– Dem me çngjyrimin e Partise;
– Dem me kaosin dhe paqartesine vrastare te vijes politike;
– Dem me aksionin politik kontradiktor;
– Dem me çmobilizimin e anetaresise dhe nxitjen artificiale te konfliktit të brendshem;
– Dem me platformen e ceket elektorale dhe listen joperfaqesuese te kandidateve;
– Dem me “shitjen” e mandateve per deputet dhe dy here dem me marreveshjen tradhetare me kundershtarin;
– Dem me genjeshtren per garantimin fals te zgjedhjeve dhe dy here dem me fushaten memece zgjedhore;
– Dem me mosnjohjen e humbjes se merituar dhe dy here dem me rikanidimin per kryetar.
Analizoni me serozitet dhe gjakftohtesi mandatin udheheqes te Bashes ne keto kater vjet dhe nuk do gjeni dot asnje dobi politike ne veprimtarine e ketij udheheqesi. Provojeni, ju lutem! Merrni laps e leter dhe beni listen tuaj te te mirave qe zoti Basha i ka sjelle PD-se dhe anetaresise me lidershipin e tij. Leshojeni doren, tregohuni bujare me te! Pastaj krahasoni dobine me demin qe na ka bere, PD-se dhe gjithe demokrateve te Shqiperise, dhe do kuptoni mallkimin qe na ka rene mbi koke.
Ka vetem nje menyre per te shpetuar nga ky mallkim: te ngrihemi te gjithe kunder tij.Une nuk ju ftoj te votoni Selamin edhe pse Selami ia njeh dhe shpreh qarte semundjen PD-se, kupton demin e Bashes dhe fajin e Berishes, njeh dhe vleren kuruese te drejtimit demokratik perendimor. Nuk ju ftoj te votoni kunder, apo te nxirrni votat tuaja te pavlefshme edhe pse e di se vota masive e pavlefshme ose kunder jane grusht derrmues per uzurpatorin e Partise.
Nuk ju ftoj te bojkotoni procesin, apo te mbeshtesni Alizotin, Topallin, Patozin, Mustafajn, Harxhin, Ollin apo Deden edhe pse e di se te gjitha keto alternativa jo zyrtare, veç e veç kontradiktore, te gjitha se bashku japin shprese. Nuk ju ftoj te beheni aktiviste te Levizjes per Shpetimin e PD-se, edhe pse e di se tek kjo levizje eshte embrioni i shpetimit te vertete. Une ju ftoj t’i beni te gjitha keto dhe çdo gje tjeter qe na çliron nga ky mallkim, gjithshka qe shpeton PD-ne, gjithshka qe na rikthen ne jete.Me date 22 korrik Basha ka projektuar nje gare formale dhe me rezultat te paracaktuar.
Ne kete gare beteja e Selamit kunder Bashes eshte si beteja e Davidid kunder Goliathit. Me date 22 Basha kurorezohet uzurpator. Nese doni te shpetoni PD-ne ne kete date, alternativa juaj eshte nje: votoni “te voglin” dhe refuzoni “te madhin”, jepini besimin sfidantit shpreseplote dhe ndeshkoni kryetarin fodull, sepse Selami, sido qe te jete, i jep PD-se fryme, kurse Basha, çfaredo qe te beje, ia merr PD-se frymen.
Me date 22 e me pas PD-ja ka vetem nje opsion, vetem nje shprese, vetem nje shpetim: çlirimi i PD-se nga pengmarrja dhe grabitja fillon me pengimin e Bashes me çdo kusht qe te uzurpoje per nje mandat tjeter Partine.

Next Post
Sherr me armë mes të rinjve në Tiranë, plagoset në këmbë një person

Elbasan/ Tritol dyqanit, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In