• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD: Pakti Rama-Basha vrau garën, zgjedhje të çuditshme

by Java News
23/06/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti kushtetues, njëherësh ish-deputet i PD-së, Ilir Rusmali, në një analizë të bërë për “Panorama” i ka cilësuar zgjedhjet e 25 qershorit si më të çuditshmet.

Sipas Rusmalit, asnjë nga palët në garë nuk paraqiti program elektoral, por vetëm akuza dhe batuta pa karar.

“Loja e aktorëve u përsërit pa asnjë bjerrje apo harresë, sipas të njëjtit skenar.

Fushata pati shumë lekë, por nuk pati shpenzime, pati përballje, por nuk pati debat, pati ide, por nuk pati programe, u shfaq si kacafytje njerëzish të mëdhenj, por të gjithë ata u morën vetëm me vogëlsira, pati gallatë, por asfare seriozitet, por kripën e kishte pa karar”, shkruan Rusmali.

“Fushata nuk la mangët asnjë nga akuzat për presione, manipulime, shitblerje, kërcënime dhe dhunë që jemi regjur së dëgjuari në zgjedhje të shkuara. Si dhe në zgjedhje të shkuara nuk pati asnjë reagim të mirëfilltë institucional për sqarimin dhe zbardhjen e akuzave.

Loja e aktorëve u përsërit pa asnjë bjerrje apo harresë, sipas të njëjtit skenar. Fushata pati shumë lekë, por nuk pati shpenzime, pati përballje, por nuk pati debat, pati ide, por nuk pati programe, u shfaq si kacafytje njerëzish të mëdhenj, por të gjithë ata u morën vetëm me vogëlsira, pati gallatë, por asfare seriozitet, pati gallatë, por kripën e kishte pa karar.

Zgjedhje që ngrihen mbi marrëveshje historike, por që mbyten nga histori banale si këto, nuk mund të jenë veçse të çuditshme. Në këto zgjedhje palët janë të rreshtuara fort për betejë, por të gjitha duket sikur janë në njërën anë të frontit. Zgjedhje të çuditshme! Unë nuk mund ta di se ç’qeverisje na pret pas këtyre zgjedhjeve. Do jetë e mirë, do jetë e çuditshme, apo do jetë e tmerrshme?

Në çdo rast do jetë qeveria që unë dhe ju meritojmë, ndaj e pres i qetë dhe pa emocion rezultatin. Vetëm një gjë më shqetëson: Në vitin 1940 lufta që opinioni publik e etiketoi me elegancë si drôle de guerre u kthye në luftën e tmerrshme që njohim nga historia.

Nëse zgjedhjet që po mbyllim sot i mirëpresim dhe përshëndesim me të njëjtën elegancë si zgjedhje të çuditshme, mund të mos kemi shans nesër që të shpëtojmë nga tmerri i tyre…”, vijon ai.

Next Post
Nëna e këngëtares së njohur shqiptare rrëfen tmerrin: Vajza më rrahu e më la pa bukë

Nëna e këngëtares së njohur shqiptare rrëfen tmerrin: Vajza më rrahu e më la pa bukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com