• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish deputeti i PD, Marku: Basha nuk duhet të kandidojë këto lloj figurash për deputet

by Java News
22/05/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku e cilëson pozitive arritjen e marrëveshjes PD-PS për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Marku thotë se kjo marrëveshje duhet të garantojë të gjitha forcat politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, se vullneti i votuesve nuk do të deformohet.

Sipas pedagogut Mark Marku, me arritjen e marrëveshjes Rama-Basha “u shmang rreziku i një krizë që nuk dihet si do përfundonte”. Por ai thotë se tashmë Lulzim Basha ndodhet përpara një sfide të madhe, pasi duhet të shfaqet para elektoratit dhe qytetarëve me një alternativë të re, dhe me një listë të re kandidatësh për deputetë. Ai theksoi se nëse votuesve u paraqitet një listë kandidatësh e ngjashme me atë të 4 viteve më parë, të cilën ata e rrëzuan me votë, mund të ndodhë që elektorati të zhgënjehet.

“Marrëveshja është gjë pozitive, dhe pritej nga të gjithë. Kjo marrëveshje duhet të jetë garant për të gjitha partitë në vend, se nuk do deformohet vullneti i votuesve. Mendoj se u shmang rreziku i një krizë që nuk dihet si do përfundonte.

PD duhet të shkojë e përgatitur në këto zgjedhje. Kreu i PD dhe gjithë demokratët duhet të reflektojnë, dhe të dinë se çfarë mendon opinioni publik dhe elektorati. Përtej aksionit politik, dhe çadrës, që besoj se i ka rritur kredibilitetin PD-së, mendoj se duhet të vendosë se me çfarë alternative të re do të paraqitet në këto zgjedhje. Duhet të reflektojë përgjegjësinë për pushtetin e para 4 viteve. Me përjashtim të një ndryshimi jo shumë të ndjeshëm, në PD janë të gjithë emrat që kanë humbur zgjedhjet para 4 viteve. Nëse kjo listë do t’i paraqitet votuesve, mendoj se do ishte zhgënjyese. Nëse para 4 vitesh votuesit e kanë rrëzuar këtë listë, nuk do kishte arsye t’i rivotonte. Për këtë arsye them se duhet të ketë ndryshime. Ndaj them se Basha është në vështirësi, pasi duhet të ruajë disa emra, por edhe të sjellë risi. Nga ana tjetër duhet të ruajë ekuilibrat me aleatët”, u shpreh Marku.

Teksa ka komentuar ministrat teknikë të propozuar nga PD dhe të konfirmuar nga kryeministri Rama, pedagogu Mark Marku thotë se duhet të ishin emra më garantues.

“Unë pothuajse nuk njoh asnjërin prej ministrave teknikë të zgjedhur. Besoj se janë persona të përkushtuar në profesionin e vet. Nuk mendoj se mund të gjykohen nisur nga fakti se nuk i njohim. Mendoj se një person që ka ambicie dhe nuk do pranonte të shkonte për një muaj, do kishte të drejtë. Mendoj se ky veprim është një mision shumë të rëndësishëm, pasi duhet të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Mendoj se duhet të ishin persona më garantues, në sensin publik. Nuk them se nuk janë, por mendoj se duhet të ishin figura më publike. Funksioni i tyre duhet përkufizuar, pasi nuk është bërë deri më tani. Nëse dështojnë në misionin për të cilin janë emëruar, do të dështojnë edhe PS dhe PD”, tha Mark Marku.

ma.me

Next Post
Macron dhe Putin vendoset që të takohen javën e ardhshme

Macron dhe Putin vendoset që të takohen javën e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In