• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD: Basha i bëri gjëmën demokratëve. Ja pse pranova ftesën e PDIU

by Java News
30/04/2017 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i PD-së dhe njëherësh i besuari i parë i PDIU-së në Kukës për fushatën e 18 Qershorit, Fatos Hoxha me anë të një statusi në “Facebook”, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai shkruan se ftesën e PDIU-së e ka pranuar per te cuar demokratet ne Parlament.

“Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet” shkruan Haxha

Statusi i plotë

Të nderuar Miq,
Për fatin e keq të demokratëve, Kryetari ja bëri gjëmën PD-së.
Këto zgjedhje dhe legjislatura që vjen do ta lenë PD- në pa përfaqësim në Parlament.
Vetpërjashtimi erdhi me vendim të Kryetarit, por pa vendim të forumeve, me vullnet të Liderit, por kundër vullnetit të anëtarësisë, me mbështetjen e liderit historik, por me kundërshtimin e rreptë të të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Kryetarit dhe kundërshtarit politik mbase i del për hajër, demokratëve dhe demokracisë në këtë vend është e sigurt që do tu bëj dëm.
Sot që po ju drejtohem me këtë komunikim ndjej vetëm një ngushëllim, ngushëllimin e militantit që nuk ka lënë këmbanë alarmi pa i rënë për të paralajmëruar të keqen që po na zinte derën, sikurse kam vepruar edhe kur PD ishte në pushtet dhe udhëheqësia kish nisur abuzimin me detyrën dhe besimin tonë. Gjithësesi, jam i vetëdijshëm që nuk kam bërë gjithshka duhej.
Sot që PD ka dalë nga sistemi dhe forumet refuzojnë ti dalin Zot, nuk gjej dot gjë tjetër për të bërë, veç nismave individuale.
Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet.
Unë nuk kam frikë të përballem me kundërshtarin, edhe nëse ai ka mbështetjen e krimit dhe të parave të drogës.
Unë e di me siguri, se dhe Demokratët e Kukësit nuk e kanë këtë frikë.
Në gjithë këto vite Demokratet e Kukësit fitoren e kanë gjetur kur janë përballur, jo kur janë trembur, strukur apo kanë marrë arratinë.
Prandaj unë shpresoj se dhe këtë herë do tja dalim, me vendosmeri dhe në rrugën e ligjit, ashtu siç i takon forcës politike ku militoj.
Kjo rrugë për mua është vështirë dhe plot sakrifica, por unë jam i vendosur ta përshkoj.
Idealet vihen në provë kur përballesh me vështirësitë, jo kur vendos që jetën ta kalosh në “ bulevard “.
Demokratët e vërtetë e dinë këtë gjë, sepse e kanë kaluar në kurriz, për këtë shkak i kanë njohur dhe pranuar si Qëndrestarë, edhe pse udhëheqjes së re kjo nuk i pëlqen.
Sot PD ka nevojë përsëri për qëndrestarët.
Uroj që ata ta ndjejnë përsëri ta ndjejnë përsëri thirrjen.
Deri atëhere unë kam nevojë për të gjithë ju që e ndjeni thirrjen e kohës sikurse unë, dhe që keni mundësi dhe vullnet për këtë përballje të re, të bëhemi bashkë edhe në këtë betejë.
Parlamenti i ri nuk duhet ti lerë demokratët të papërfaqësuar, le të bëhemi bashkë e të reagojmë, është koha të qëndrojmë.

c.a

Next Post
Durrës, gjendet i plagosur në rrugë një person i dehur

Durrës, gjendet i plagosur në rrugë një person i dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In