“Nuk dua të paragjykoj, por që ka prapavijë politike për heqjen e mandatit të tim. As që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh”. Kështu deklaroi ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami.
Në një intervistë në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në ‘News24’, Selami ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që kreu prokuroria, ndërsa shtoi se ky autoritet nuk i ka kohë që ai të paraqiste dokumentet.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama e propozoi per kryetar bashkie ne Vlorë, por ka qenë aleati tjetër i qeverisë, Ilir Meta që nuk donte. Selami tha se: “Meta për Bashkinë e Vorës humbi dhe Vlorën”.
INTERVSTA
Ylli Rakipi: Në përmbyllje të vitit që lamë pas, Shkëlqim Salami nuk është më deputet i parlamentit shqiptarë. Nuk është më sepse Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve me kërkesë të prokurorisë të përgjithshme i ka hequr mandatin. Zoti Selami, ju nuk jeni më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ligji i dekriminalizimit, nëpërmjet prokurorisë dhe KQZ-së, ju goditi ju dhe dy të tjerë ditët e fundit të vitit të kaluar. A ishte kjo një ngjarje e papritur për ju?
Shkëlqim Salami: Absolutisht isha totalisht i papërgatitur për këtë ngjarje që ndodhi. Sepse nuk kam pasur ndonjë gjë me drejtësinë. U gjenda para një fakti të kryer duke nxjerr një dokument të policisë italiane, të vitit 94 që kjo është një fazë, për arsye se unë kam një vendim gjykate të 2007 që nuk kam asnjë lloj faji me atë akuzë që është bërë atëherë.
Ylli Rakipi: Në fakt organi akuzës, çdo njeri që e konsideron fajtorë për ndonjë gjë, kur ngre një akuzë e thërret, prokuroria e republikës së Shqipërisë ju ka thirrur z. Salami?
Shkëlqim Selami: Prokuroria mua më ka thirrur, gjë që unë kisha pikëpyetjet e mia. Ajo më ka çuar një dokument, që i ka dërguar KQZ-ja, e cila thotë që në lidhje me ‘Z.Selami nuk ka asnjë papajtueshmëri me vet deklarimin’. Prokuroria Brenda gjysmë ore dërgon në zyrat e Kuvendit një shkresë që të paraqitem të nesërmen në prokurori. Jam paraqitur në prokurori, vajta pa avokat. Nuk e prisja që do më merrnin në pyetje dhe më thanë që është një pyetësor administrative. Kaq.
Ylli Rakipi: Ju mendoni që prokuroria e ka zhvilluar procedure e qartë të kësaj. Organi i akuzës në rastin konkret, komunikon me njeriun që do ta penalizojë komunikon me të dhe merr vendimin duke biseduar me të. Ju jeni dakord që proceduara që ka ngrit prokuroria është e qartë për ju?
Shkëlqim Selami: Nuk është e qartë është shumë e shpejtë. Nuk më la mundësinë që dhe ato dokumente, që ajo nuk i dispononte, ti sillja që unë i solla nga jashtë. Por nuk dua ti paragjykojë.
Ylli Rakipi: Z. Salami unë e shoh këtë si një ligj të ndërtuar me vrap e sipër ku politika ka future duart fortë dhe përpiqet që njëra palë apo tjetra të fitojë. Në rastin konkret, ky vrapim i madh duket se ka një qasje
Shkëlqim Selami: Nuk dua të paragjykoj por që ka prapavijë politike, as që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh.
Ylli Rakipi: Meqenëse media nuk ka qenë shumë e hapur në rastin ku diskutohen këto, po të ishte një media e huaj do ta merrte fjalë për fjalë vendimin e prokurorisë dhe do merrej gjerësisht. Unë sigurisht nuk jam hetues por të përpiqemi të hymë brenda çka prokuroria ka bërë me ju, ka akumuluar dhe ka vendosur. Prokuroria e Republikës së Shqipërisë, ju ka hequr mandatin, duke e konsideruar të shkuarën tuaj kriminale. A mund të quheni ju, person me precedentë penale, apo person i rrezikshëm?
Shkëlqim Selami: Absolutisht që nuk kam qenë dhe nuk jam një person me precedent penal. Nuk kam qenë dhe nuk jam. Nuk do merrja guximin kurrë të merresha me politikë nëse do kisha ndonjë gjë. Unë kam qenë në Vlorë, në Vlorë dihet një tranzicion i gjatë. Unë nuk kam qenë një njeri në shtëpi i mbyllur, kam qenë një njeri aktiv. Ishim pjesë e “aventurës”, duke qenë se ishim të rijnë, për të bërë më të mirën dhe punonim shumë 24 në 24.
Ylli Rakipi: Zoti Selami, sipas prokurorisë, ju jeni shpallur në kërkim më 24 tetor 1994 nga Gjykata e Brindisit, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale të shtetasve ekstra-komunitarë”, thënë ndryshe trafik i qenieve njerëzore me gomone. Çfarë komenti keni?
Shkëlqim Selami: S’ka asgjë të vërtetë. Unë nuk kam ditur fare se ka një vendim gjykate nga Brindisi për personin tim.
Ylli Rakipi: Ju nuk jeni në dijeni?
Shkëlqim Selami: Absolutisht që fare. Në 94 ku bëhet fjalë se unë procedohem nga gjykata e Brindisit, unë shkoja në Itali 5-10 herë në muaj, sepse unë bëja biznes. Unë deri në 98 kam qenë në Itali, isha prezent në Itali pothuajse çdo javë. Kisha biznes me flori, ora, syze, parfume, lodra fëmijësh. Veja dhe vija me makinë. Kjo akuza që kanë ngritur atëherë nuk ka lidhje me mua. Po të kisha, atë që kanë mbyllur ata, unë do e kisha mbyllur 100 herë. Unë kisha avokat më të mirë. Unë kam ndihmuar të tjerët të mbyllin problemet që kanë pasur jo më për vetën time. E kanë hapur vetë, kam qenë i dyshuar, dhe në 2002 ata e kanë mbyllur po prapë vetë.
Ylli Rakipi: Për llogari të këtij urdhri, ndaj jush është caktuar masë sigurie, “arrest me burg”, në mungesë, vendim ky që është zbatuar më 20 gusht 2006, kur edhe jeni arrestuar në Brindizi.
Shkëlqim Selami: Nuk është e drejtë.