Ish-deputeti i PS, Bushati: Berisha e ka kryer ciklin. Ne e kemi sfidën me qytetarët

Bushati 4

TIRANË

Ervin Bushati flet me shumë optimizëm për ekonominë, teksa duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritjen e çmimeve të shportës së ushqimeve, mohon se janë rritur të gjitha çmimet. I ftuar në “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Bushati tha se është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, për arsye të bllokimeve, logjistikës e transportit prej COVID-it, është rritur dhe energjia gati me 30-40%, nafta dhe gazi shumë në Europë, por se në Shqipëri është rritur vetëm çmimi i miellit. Ai shton se me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë dhe se inflacioni është 2.4%.

Sa i përket situatës në PD, përplasjeve Berisha-Basha, ai shprehet se nuk e favorizon qeverisjen e PS, por se kjo e fundit e ka sfidën me qytetarët. Ai thekson se parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forcë e dytë politike. Sa i përket lëvizjes së Berishës, ai mendon se ai e ka kryer ciklin, dhe për të ndoshta dhe Basha.

Kur ju dëgjon në fakt duket një periudhë e artë, nga ana tjetër besoj i keni dëgjuar dhe të gjitha shifrat që vijnë nga opozita për rritjen e ekonomisë. Dakord, ju i referoheni INSTAT, periudhës së caktuar, por opozita shpreh krejt të kundërtën për ekonominë, sidomos një çështje debati janë dhe produktet e shportës, se sa e vështirë është bërë jeta për qytetarët…
Politika ka një takim me të vërtetën të paktën një herë në katër vite dhe ne e pamë jo më larg se para disa muajsh. E vërteta në politikë ishte ajo që ne kemi kërkuar dhe u mandatuam për një mandat të tretë. Jemi më të vërtetë. Shifrat e INSTAT janë shumë të sakta, shifrat e Bankës së Shqipërisë janë shumë të sakta, nuk i manipulon dot sepse i bie në fund të ditës të manipuloje dhe paranë në treg, lekun. Leku as nuk ka rënë, as nuk është ngritur me euron. Nuk e mban dot ekonominë me shifra të rreme sepse dështon. Nuk e mbajtur dot Anglia paundin dhe stërlinën angleze, aq më tepër BSH apo qeveria shqiptare. Shifrat janë të sakta, janë ato nuk ka diskutim për këtë.

Të vijmë tek çmimet e shportës. Është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, është një rritje shumë e madhe. Për arsye të bllokimeve, logjistikës e transportit prej COVID-it, për shumë arsye të ndryshme. Është rritur dhe energjia gati me 30-40%, nafta dhe gazi shumë në Europë. Të gjitha këto bëjnë që struktura e çmimeve të rritet. Në Shqipëri është rritur çmimi i miellit. Mielli tregtohet në bursë, nuk është rritur aq shumë sa mund të jetë rritur në vende të tjera, e kuptoj që është një diskutim që bëhet dhe që merret si referencë, por ndërkohë që çmimet dhe inflacioni në Shqipëri është rritur vetëm 2.4%. Mund të jetë rritur një produkt. Me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë tani dhe nuk është vetëm…Çmimet e tjera nuk janë rritur. Produktet bujqësore, kemi në krahun tjetër bujqit dhe fermerët dhe tregtarët që thonë se çmimet janë shumë të ulëta dhe nuk na del. Nuk janë rritur të gjitha çmimet, 2.4% është inflacioni.

Të kalojmë pak tek kampi tjetër, Partia Demokratike. Jeni ndër socialistët e vetëm që shprehni dashamirësinë dhe për kundërshtarët politikë, demokratët. Si i shihni demokratët sot me atë çka po ndodh në PD, konflikti Berisha-Basha, turi i takimeve që ka ndërmarrë zoti Berisha, duket një përçarje e theksuar në selinë blu. E gjitha kjo e favorizon qeverinë?
Jo, shkurt. Ne jemi shqiptarë, jemi vëllezër. Nuk e shoh politikën si luftë, e shoh si një rivalitet, si në sport, të fitojë më i miri, apo si në treg, produkti apo shërbimi më i mirë përdoret më shumë nga qytetarët. Pra, ne nuk janë as pushtues, nuk jemi as në luftë, as armiq dhe mendoj që sa më shumë evoluon shoqëria, aq më e butë do të jetë dhe gara mes palëve politike. Ndaj kam shumë respekt. Ne kemi krushqi, miqësi, jemi komshinj, vëllazëri, partnerë me ata që quhen demokratë e socialistë. Nuk është mirë që opozita është në ditë të dobët sepse patjetër që nuk bën dot trysninë e duhur për të marrë më të mirën nga qeveria. Ne patjetër që si PS e kemi sfidën me qytetarët, me këtë krizë, si mund të jetë Shqipëria më e mirë nesër. Kemi kohë që nuk krahasohemi me PD-në. Më vjen keq që është në këtë situatë kaq arkaike. PD më duket se ka ngelur në ‘97-‘98. Po të shikosh debatet, diskutimet, janë çështje të tyre të brendshme.

Berisha kërkon kthimin tek idealet e 1991…
Berisha ka pasur gjithë kohën e vetë, ka kryer ciklin. Më duket se dhe Basha e ka kryer ciklin tashmë, por këto janë punët e tyre dhe duhet të gjejnë ndoshta një person tjetër fare. PD gjithmonë ka qenë parti e dytë. PS është partia më e madhe në vend, më e organizuar. Nuk e ka sfidën me PD, por me qytetarët. Vetëm një herë ka fituar, asnjëherë nuk ka dalë forcë e parë. Vetëm njëherë ka dalë prej aleancave dhe nuk ka pasur asnjëherë sa vota ka PS në parlament. E ka pasur 8 vite qeverinë në aleancë me forca të tjera, jo si forcë e vetme dhe do vazhdojë të jetë forcë e dytë politike dhe jam gati të vij dhe në 2025.

Kam qenë në këtë intervistë dhe në këtë studio dhe para zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi menduar që do të fitojmë. Politika nuk është vetëm fat, parashikim dhe si bast sportiv. Është dhe llogari, është dhe shkencë më vete, është dhe organizim dhe është dhe matematikë. PS do vijojë të jetë forcë e parë. Mendojnë qytetarët që duhet ta mbajë pushtetin e vetme, po ose jo. Kjo është në dorë të qytetarëve, kur shikojnë se sa punë të mira ose jo bëjmë ne. Por që do jetë forcë e parë politike PS, edhe për shumë kohë do jetë.

Parlamentin si e shihni tani zoti Bushati? Do zhvillohet aty debati i vërtetë që do iu shërbejë dhe qytetarëve?
Ne jemi Republikë Parlamentare. Parlamenti është institucioni më i lartë i kësaj shoqërie. Duhet të ketë mendoj unë se mund të flas dhe më i qetë, respektin që meriton. Të gjithë janë shumë të nderuar. Çdo parlament është i pari, është i shqiptarëve, punon për shqiptarët. Forcat politike mendojnë që kanë paraqitur më të mirën e tyre. E di që shpeshherë bëhet objekt diskutimi dhe shakash. E kuptoj që dhe qytetarët kanë nevojë për çdramatizim, pse jo dhe për argëtim, por ka një punë dhe një mision shumë të nderuar. Është gjithmonë shumë i nderuar dhe palët kanë nxjerrë njerëzit më të aftë që mendojnë për të vazhduar punët, për të projektuar të ardhmen dhe për të menaxhuar të gjithë balancat politike. Unë mendoj që është një parlament shumë i mirë. Me zonjën Nikolla ne kemi bashkëpunuar dhe vazhdojmë të bashkëpunojmë. Është një zonjë e nderuar, ka një karrierë politike të suksesshme, shumë të suksesshme, si ministre, si deputete dhe më vjen mirë që PS për herë të parë ka një zonjë në krye të parlamentit. Nuk do kishte kaq diskutime ndoshta dhe për qeverinë në qoftë se do ishin shumica burra. Në qeverinë e mëparshme kanë qenë 90% burra dhe nuk tha njeri ore pse kjo qeveri e zotit Berisha paska vetëm një ministre dhe të gjithë janë burra. Nuk diskutoi njeri. Sa u pa që mund të ketë më shumë zonja se sa burra në qeveri fillon diskutimi. Po shkojmë drejt një emancipimi të shoqërisë, po patjetër, ka dhe një mesazh politik. PS e ka bërë gjithmonë. Ka pasur gjithmonë 50% më shumë zonja në qeverisje, qëkur ka hyrë, ka pasur më shumë zonja në parlament, ka më shumë se gjysmën në këshilla bashkiakë. Sfida do të jetë që patjetër të ketë dhe më shumë zonja në bashki dhe për zgjedhjet e bashkisë mendoj që duhet të ketë më shumë zonja. BW

 

Next Post

Comments 1

  1. Loni says:

    Mbaje ate posten ti ate bej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com