Ndriçim Babasi, kreu i PD në njësinë 5 në kryeqytet, do të procedohet penalisht në gjëndje të lirë nga policia, pas veprimeve të tij në protestën e 8 dhjetorit pranë kryeministrisë. Policia ka proceduar ish deputetin e PD Babasi me dy akuza, “goditje për shkak të detyrës” dhe “thirrje publike për veprime të dhunshme”, kjo pasi Babasi në protestën e 8 dhjetorit, ka qëlluar me vezë, domate, tymues dhe sende të tjera të forta kundër efektivëve të policisë.
Policia thotë se Ndriçim Babasi ka qëlluar edhe efektivët të veshur civilë, që ishin të angazhuar në monitorimin e protestës së opozitës më 8 dhjetor, në bulevardin pranë Kryeministrise.
Sipas policisë, të gjitha këto veprime kriminale të disa protestuesve janë dokumentuar me foto e deklarime të punonëjsve të policisë dhe materialet i janë referuar prokurorisë.
Mësohet se hetimi ndaj tyre do të vazhdoi në gjendje të lirë, ku pritet që në fillim të muajt janar të gjithë personat e proceduar, mes tyre edhe ish-deputeti Babasi të thirren në prokurori për të dhënë versionin e tyre për akuzat.