• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PD, akuza të forta: Katër familje po kontrollojnë shtetin, duhet lidership i ri i opozitës

by Java News
14/01/2022 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-ë,  ka qenë tejet i ashpër sa i përket situatës brenda partisë më të madhe opozitare.

I ftuar në emisionin Zona Zero, Gurakuqi ka fajësuar për këtë situatë të dyja palët si Bashën dhe Berishës, që po ndikojnë që të lenë vendin pa një opozitë. Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve.

“Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste. Duhet vepruar për hequr kontrollin e shtetit në 4 duar. Pavarësisht se Shqipëria ka kryer reformën në drejtësisë vazhdon të jetë e kontrolluar nga 4 familje, a thua se fëmijët e familjet tona nuk ekzistojnë, pra ka 4 duar që kanë edhe kontrollin e kapitalit të mallit. Ato kanë frenuar të gjithë sistemin e drejtësisë, edhe pse ka ndodhur një reformë  edhe ku aleati ynë kryesor SHBA po insiston për një reformë të thellë”, tha  Gurakuqi.

Ai deklaroi se vendit i duhet një lidership i ri i opozitës, duke nënkuptuar kështu largimin e Bashës dhe Berishës dhe të gjithë atyre që kanë nxitur këtë situatë.

“Jam për hapjen e një ekipi reformues, liderët kur përfundojnë ciklin largohen, partitë shkojnë drejt gjetjes së një lideri të ri ose të lidershipi të ri. Ky është momenti i rëndësishëm, kjo pikasje përjashton ato që dalin në ekrane televizive që bëjnë mbrojtje sofiste, që kalojnë përtej caqeve të arsyes të shëndoshë logjike. Kem shkëputje të madhe, midis shtresës së mesme, publike, intelektualë dhe politike. Kemi parti politike që kanë rekrutuar persona të nivelit mediokër dhe nën mediokër dhe kanë lënë jashtë klasën intelektuale dhe mbi të gjitha brezin e ri. Jemi në një situatë shumë të dëshpëruar, jam shumë i dëshpëruar nuk shoh dritë jo vetëm nga ana e forcës opozitare, por nga qeveria që nëpërmes gojës së kryeministrin me anë të një bashkëbisedimi në Facebook del dhe thotë se unë jam babai dhe skenari dhe i ndërhyrjes në PD dhe i përzgjedhjes së kohës në PD”, theksoi Gurakuqi.

Ish-deputeti i PD-së shtoi se ” Opozita është inekzistente, kam refuzuar të ndjek mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk do të jem. Kam kohë që nuk i ndjek, e shoh se nuk janë të predispozuar palët për t’u tërhequr, nuk pres ta zgjidhin, pasi ata e kanë prodhuar krizën, Kryesitë e i ashtuquajtur Grupi i Reformimit ata janë përgjegjës. Unë kërkoj që të tërhiqen ata, po e lejnë Shqipërinë pa opozitë”./m.j

Next Post
Nga një vend i izoluar, në strehën e refugjatëve/ Gazetari sjell rrëfimet e afganëve në Shqipëri

Nga një vend i izoluar, në strehën e refugjatëve/ Gazetari sjell rrëfimet e afganëve në Shqipëri

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Intelektualizmi armiku i klases mediokre politike shqiotare !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In