• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arben Frroku ishte dënuar edhe në kohën e Ramiz Alisë

by A R
16/12/2015 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësimi i mandatit të Mark Frrokut ka investuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të shqyrtuar mundësinë e përfitimit të mandatit nga i vëllai, Arben Frroku. Po ky hetim ka zbuluar një tjetër dënim për Arben Frrokun.

Për të verifikuar plotësimin e kushteve të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, KQZ me shkresën nr. 7999, datë 04.12.2015, i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë informacion nëse kandidatët për deputet në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 2 (dy), 3 (tre), dhe 4 (katër) plotësojnë kushtin e përcaktuar në nenin 45, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për tu zgjedhur deputet në Kuvend.

Referuar shkresave kandidati për deputet në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 2 (dy), z. Arben Preng Froku rezulton i dënuar si më poshtë:

Dënimi 1

Në bazë të vendimit nr.10 datë 27.02.1991, Gjykata e Lezhës ka deklaruar fajtor për veprën penale të përvetësimit të pasuris socialiste në bashkëpunim në shumën 900 lekë në bazë të nenit 63, 31/ B,31/2 të Kodi Penal Dënohet me 6 muaj riedukim nëpërmjet punës me ndalimin e 1/5 e Pagës.

Dënim 2

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.73, datë 29.06.2015, ka vendosur:

-Ndryshimin e vendimit nr.52, datë 03.04.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandeurit Arben Preng Frroku për veprat penale:

-Vrasje në Rrethana të tjera cilësuese parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal (Ligji i Kohës në momentin e kryerjes së veprës penale) dënim me burgim të përjeshëm,

-Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit parashikuar nga neni 278/2 Kodi  Penal (Ligji i Kohës në momentin e kryerjes së veprës penale), dënimin e tij me 5 vjet Burgim,

-Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal dënohet përfundimisht me burgim të përjetshëm.

Kandidatët për deputet në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 3 (tre) dhe 4 (katër) përkatësisht Zj Mirela Riza Ferracaku dhe Ndok Gjelosh Kola rezultojnë të padënuar.

Nga verfikimi i dokumentacionit të sipërcituar, kandidati i radhës në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, qarku Shkodër me numër rendor 2 (dy) z. Arben Preng  Froku nuk plotëson kushtin e parashikuar nga neni 45, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për tu zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Për sa më sipër, mandat i ndërprerë i përket kandidates së radhës, pas z. Arben Froku,  e renditur me numër rendor 3 (tre) në listën shumemërore të Partisë Kristian Demokrate e Shqipërisë në Zonën Zgjedhore Qarku Shkodër, znj. Mirela Riza Ferracaku. Shqiptarja.com

Next Post

Veliaj: Të ardhurat nga taksa e gjelbërimit do të shkojnë për arsimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In