Me anë të një postimi në facebook, ish-deputeti Alfred Peza ka befasuar duke njoftuar botimin e romanit të tij të ri.
Me titull një emër biblik “Sarah”, i vetmi shënim që mban postimi i gazetarit, është: Së shpejti… duke njoftuar në këtë mënyrë daljen në treg të librit në një nga ditët e ardhshme. Libri është botim i Mapo Editions”. Ajo që mësohet deri tani nga burimet pranë shtëpisë botuese, është fakti se libri ndodhet në fazën e korrektimit dhe përpunimit grafik.
Ngjarjet zhvillohen në Tiranën e viteve ’20-’30, para luftës së Dytë Botërore. Protagonistët kryesorë janë Mbreti Zog I dhe Sarah Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit, e konsideruar si gruaja më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX. /b.d