• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputetët e PD, rrinë e rrinë, dhe i fusin një xhiro andej nga çadrat

by Artur Ajazi
24/12/2019 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Duke prezantuar skena qesharake dhe aspak serioze për një ish-ligjvënës, duke krijuar skena me çadra “plastike” apo me “banorë” që nuk kanë marrë nga qeveria asnjë batanije, sejmenët e Lulzim Bashës, (madje dhe vetë ai) rrinë e rrinë dhe i fusin një xhiro nga Sukthi, Thumana, Bubqi, Golemi apo dhe ish-Këneta. Padyshim që të gjitha ato zona, duke mos përjashtuar edhe Durrësin, bregdetin e Golemin, janë pikërisht zonat e tmerrit nga ku ish-kryetarët e komunave të PD, kanë bërë namin me lejet e ndërtimit, me tolerancën abuzive duke shkelur ligjet e shtetit, duke sjellë katrahurën e 26 Nëntorit.

Por duke u kthyer tek “xhirot” e shpeshta të shqupistëve, të bie në sy “parapergatitja” promocionale e “banorëve” që dalin në kamera me Lulzimin, Strazimirin, Gjunkshin, apo dhe Alibeajn, dhe ankohen se “ja nuk ka ardhur asnjë nga qeveria të na sjellë batanije, ushqime, rroba, çadra”, dhe pak më tej, dalin “të rinjtë e PD”, tek zbrazin nga bagazhet e makinave “ndihmat”.

Qesharake dhe e vjetër kjo si “stradegji” e përdorur për dekada me rradhë nga ish-shefi i madh i partisë, dhe tani së fundi edhe nga ish-mandatuesit e saj, që pasi parfumosen dhe lyhen me xhelatinë, u shkojnë banorëve me makina 100 mijë euroshe, për t’i treguar se “jemi pranë jush”.

Skenarë të tillë mashtrimesh, janë të dala boje, sidomos kur ato bëhen me fatet e atyre fatzinjve që besojnë në gjoja “kujdesin e ish-opozitaristëve”.

Duke skenuar dhe sajuar “banorë” të kurdisur dhe parapergatitur, Lulzimi dhe sejmenët e tij, rrinë sa rrinë dhe i japin një xhiro vehtes nga ndonjë cep i Sukthit apo Thumanës, duke ju sulur qeverisë e cila “nuk kujdeset për shtetasit e saj, dhe i paska lënë në mëshirën e fatit”.

Paçka se grupet e emergjencës kanë shpërndarë qindra e mijëra tonë me ndihma, duke nisur nga ushqimet dhe veshmbathjet, e duke vazhduar me çadrat për të mos u munguar asgjë njerëzve në nevojë, duket se SHQUP-i, ka zgjedhur të mos i ndahet rrugës së të bërit politikë edhe me fatkeqsitë e shqiptarëve.

Duke braktisur e refuzuar ftesën e shpeshtë të kryeministrit Rama, për t’u ulur në tryezën e përbashkët dhe për të diskutuar mbi problemet e situatës së postërmetit, ish-ligjvënësit e PD kanë preferuar xhirot lart e poshtë, si dhe sulmet e paprincipta ndaj qeverisë dhe kryeministrit, duke u sjellë si “profesorë” dhe jo sikur janë mëkatarë të kësaj gjendje të krijuar.

Rindërtimin e zonave dhe qyteteve të prekura nga tërmeti Edi Rama nuk e kishte konceptuar pa prezencën edhe të opozitës, në takime dhe tryeza të përbashkëta, por ajo ka preferuar të mbetet jashtë tyre, për të sabotuar dhe jo ndihmuar.

Xhirot qesharake të atyre që japin “leksione” ndihmash dhe “porosi kujdesi nga qeveria”, janë thjesht shfaqje bajate dhe banale, të një grupi dështakësh, që kurrë nuk janë votuar dhe kurrë nuk do të votohen edhe nga Sukthi e Thumana, as nga Durrësi, Golemi e Tirana. Xhirot e sejmenëve të SHQUP-it, janë thjesht zbavitje në ditë dhjetori, dhe jo kudogjendje për ata hallexhinj, xhirot e tyre janë pjesë e axhendës së kryetarit të tyre Basha, që synon të mbajë “tenir vive” përshtypjen e ndjekësve të tij se, “PD është akoma parti politike”.

Next Post
Bllokohen në treg para festave 10 mijë lodra për fëmijët, kreu i ISHMT: Vijnë nga Kina, prindërit duhet të kenë kujdes

Bllokohen në treg para festave 10 mijë lodra për fëmijët, kreu i ISHMT: Vijnë nga Kina, prindërit duhet të kenë kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In