Studentja I.B ka rënë pre e këtyre kërcënimeve nga ish i dashuri i saj me inicialet J.L. Ky i fundit e ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme studenten, që dikur ka qenë e dashura e tij, se nëse nuk i dërgonte 8 milionë lekë të vjetra, fotot e saj do publikoheshin në rrjetin e Instagramit, duke u bërë publike në internet.
Nisur nga kjo situatë studentja në pamundësi për të gjetur 8 milionë lekë të vjetra dhe t’ia jepte ish-të dashurit të saj ka kërkuar ndihmën e policisë duke kallëzuar veprimet e ish-të dashurit.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja I. B ka bërë kallëzim së shtetasi nën hetim J.L, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie, e kishte kërcënuar dhe vazhdonte ta kërcënonte nëpërmjet telefonatave, S.M.S dhe rrjeteve sociale se do t’i publikonte disa foto intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’i jepte 800.000 lek të reja.
Në kallëzimin e saj ka sqaruar se me shtetasin J.L, ka patur lidhje nga muaji maj deri në muajin tetor të vitit 2016.
Konflikti pasi vajza erdhi në Tiranë
Pas muajit Tetor kanë filluar problemet dhe J.L ka filluar që ta kërcënonte me anë të SMS dhe telefonatave ku i kërkonte shumën e parave duke e kërcënuar se do ta shkatërronte kallëzuesen dhe familjen e saj dhe do t’i publikonte fotot nudo në rrjetet sociale.
Kallëzuesja ka shpjeguar se në muajin dhjetor e në vazhdim J, ka publikuar foto të kallëzueses nudo dhe gjysmë nudo, dhe i ka kërkuar me insistim shumën e 800.000 lekëve (të reja) me qëllim që të mos i publikonte fotot.
Kallëzuesja ka shpjeguar se për këtë problem ishin në dijeni dhe familjarët e saj. Kallëzuesja ka sqaruar se deri në muajin tetor të Vitit 2016 ka jetuar në E. dhe me J. është njohur në K. në shoqëri të përbashkët në muajin maj të vitit 2016. Pasi ata janë lidhur kanë kryer dhe marrëdhënie seksuale bashkë.
Në muajin tetor të Vitit 2016 në kohën që të dëmtuarës i ka dalë e drejta e studimit në shkollën e lartë në Tiranë, J nuk ka qenë dakord që e dëmtuara të vazhdonte shkollën, pasi ajo i kishte thënë se nuk do të kthehej më në E. për këtë arsye ata i kanë shkëputur kontaktet.
Gjoba 8 milion lekë
Në muajin Nëntor të vitit 2016 pasi ata nuk takoheshim me J. i ka telefonuar me numrin e tij të telefonit celular të dëmtuarës duke i thënë se duhet që t’i jepte 800.000 lekë në të kundërt do t’i publikojë në rrjetet sociale fotot intime që kishin bërë bashkë. E dëmtuara duke e ditur ekzistencën e këtyre fotove pasi i kishin bërë bashkë i ka thënë J. se nuk kishte përse t’i publikonte por J. ka vazhduar që të këmbëngulte se po të mos i jepte paratë fotot do t’i shpërndante në rrjetin social “Istagram”. Këto kërcënime J. ja bënte një herë në dy–tre ditë.
Publikimi i fotove intime në internet
Në muajin dhjetor të vitit 2016 pasi e dëmtuara nuk ka pranuar që t’i jepte paratë J. ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram me gjeneralitet e të dëmtuarës ku kishte publikuar foto të saj normale por dhe foto nudo dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me J.
Këto foto i kanë shkuar dhe të dëmtuarës në Istagramin e saj. E dëmtuara pasi i ka parë këto foto e ka telefonuar J. duke i thënë se nuk kishte përse ta bënte një gjë të tillë dhe J.i ka thënë se deri sa t’më japësh paratë do t’i publikoj fotot dhe do të shkatërroj bashkë me familjen.
Fotot i kanë parë dhe shoqëria e të dëmtuarës dhe të afërmit e saj. Kushëriri i të dëmtuarës shtetasi S.Xh pasi i ka parë fotot i ka telefonuar të dëmtuarës duke e pyetur dhe e dëmtuara i ka treguar për lidhjen me J. dhe se J. i kishte kërkuar 800.000 lekë që të mos publikonte fotot. Pas kësaj S. është takuar më J. duke u sqaruar dhe J. e ka mbyllur “Instagramin” që kishte hapur në emrin të dëmtuarës.
Gjoba si shpagim i futjes në burg
J. ka filluar përsëri që t\i dërgonte S.M.S, pasi e dëmtuara nuk ja ka hapur telefonin. Mesazhet kanë qenë me tekst fyerës dhe kërcënues duke i kërkuar që ti hapte telefoni dhe t’i dërgonte paratë deri në fund të muajit. E dëmtuara ka sqaruar se gjatë kohës që ka qenë e lidhur me J. një djalë që nuk ja kujtonte emrin i shkruante duke e ngacmuar në Facebook, J. i ka thënë se do të shkonte ta takonte që të mos i shkruante më mesazhe.
Më pas J.i ka thënë të dëmtuarës se ishte zënë me atë djalë dhe e kishin futur në burg dhe kishte marrë para borxh për të dalë nga burgu dhe tani këto para duhet t’i paguante e dëmtuara. E dëmtuara ka shpjeguar se në asnjë rast nuk i ka kthyer përgjigje J. dhe ngaqë mesazhet janë bërë shumë shqetësuese para dy javësh ka ndërruar numrin e telefonit.
Me datë 11 shkurt 2017 rreth orës 13:00 në numrin e ri të telefonit 06859XXXX i ka rënë një numër me privat dhe pasi e ka hapur telefonin e dëmtuara e ka njohur që ishte J.dhe ai i ka thënë të mos e mbylltë telefonin, e dëmtuara e ka pyetur se ku e kishte gjetur numrin, pasi numrin e saj të ri e kishin vetëm familjarët e sajë. J.i ka thënë se është puna ime dhe për të gjitha mund të pyeste motrën e sajë që jeton në Korçë, në këtë moment e dëmtuara e ka mbyllur telefonin.
Pas kësaj e dëmtuara ka telefonuar motrën e saj shtetasen A.B. dhe ajo i ka treguar se J., i kishte shkruar dhe i kishte thënë t’i thoshte të dëmtuarës që po nuk mi solle lekët deri me datë 20 të këtij muaji unë do të shkatërroj ty do të ndaj nga burri se e di se je pika e dobët e I., pas kësaj e dëmtuara ka vendosur që të shkojë në polici për të bërë kallëzim për ta ndjekur në rrugë ligjore. shqiptarja.com/ma.me