Valon Shehu, këngëtari i cili ka lënë së fundmi Big Brother VIP ka folur për lojën e banorëve duke treguar se cilët janë ata që mund të arrijnë në finale.
Sa i përket fitores, Valoni nuk hezitoi të përmendte emrin e Ilirit, i cili është zgjedhur disa herë edhe si i preferuari i banorëve dhe i publikut. Në “Fan Club” zbuloi se personi që mund të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë kësaj jave është aktorja Monika Lubonja.
Për këtë iu referua faktit që sipas tij nuk ka cfarë të japë më në shtëpi.
Valon: Mua më pëlqen shumë Meridiani se ke çfarë mëson prej. Unë jam Donald-Sabian-Ilir-Meridian dhe Einxhel. Iliri do të doja të fitonte se më ka qëndruar më afër. Jo se Donaldi s’më ka ndejtur afër, por sa kishte nisur lidhjen me Trixën dhe rrinin më shumë nëpër cepa.
Dojna: Kush mendon se do dalë?
Valon: Mendoj se është konsumuar dhe nuk ka çfarë jep më, është Monika. Monika ka mbetur thjesht si gjyqtare, unë nuk e shoh që ja vlen të vazhdojë më shumë. Edhe për të do të ishte më mirë.
/a.r