• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-atasheu ushtarak: Si përfundoi Gazidede në Ankara me asistencë dhe duke shkruar libra

by A R
16/11/2017 20:59
Bashkim Gazidede

Bashkim Gazidede

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hajro  Limaj*

Me kryetarin e Sherbimit  Informativ Kombetar,te ndjerin  Bashkim Gazidede isha takuar për konsultime vëtëm dy herë. Ai qendroi ne kete detyre ne periudhen 29.6.1992-09.04.1997 dhe u emrua nga presidenti Berisha me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Z.Safet Zhulali.

Por, ai e ndiqte ne vazhdimësi veprimtarinë time,mbasi  komunikimin sekret   që unë bëja nga Ankaraja me ministrin e Mbrojtjes,Z.Zhulali, e realizoja vetëm nëpërmjet shifrës së këtij institucioni. Pra, meteriali, pasi deshifrohej në drejtorinë e Shifrës së Sherbimin Informativ Kombëtar, i dërgohej ministrit të Mbrojtjes. Kështu, e gjithë korrespodenca tepër sekrete midis meje dhe ministrit te Mbrojtjes ishte nën kontrollin e tij. Këtë praktikë fillimisht ministri i mbrojtjes,Z.Safet  Zhulali e kundërshtoi. Thuhej dhe kisha dëgjuar se edhe ai informacionet e mia i vlerësonte shumë në raport me burimet e tjera informative, që kalonin nëpërmjet tij.

Gjatë kohës së krizës së viteve 1996-1997 Gazidede  u përgojua shumë nga opozita, si   “ kukull apo mashë e Berishës”.   Gjatë vizitës zyrtare që bëri në Ankara, kryeministri Fino, ne datat 10-12 Qershor 1997 midis të tjerash, kur pinim kafenë e mëngjezit në hotel Hilton, më tregoi kërkesën zyrtare që kishte bërë Gazidede për dorëheqjen. Më foli edhe  për takimin e lamtumirës së Gazidedes   me kryeministrin. Pra,  Gazidede kishte vepruar sipas të gjitha proçedurave dhe prej asaj kohe ishte qytetar i lirë. Kjo bisedë lindi pasi, sipas të dhënave rezultonte se ish kryetari i SHIK-ut  ishte vendosur familjarisht në Turqi. Unë e kisha parë kalimthi dy herë në ambientet e ambasadës. Zonjat e ambasadës shpesh pinin kafe me zonjën  Gazidede në hollin e godinës së ambasadës. Thuhej se  para së të vinte Gazidedja në Ankara ajo qëndronte në katin e katërt, sepse një nëpunës teknik i ambasadës kishte lidhje familjare  me të. Jo vetëm që mua nuk më intersonte fare kjo marrdhënie,por  i quaja shumë normale.

Të nesërmen organizuam koktejlin zyrtar për kryeministrin Fino, në hollin e ambasadës, në katin e parë. Një orë para se të vinte delegacioni shqiptar në ambasadë ishin marrë masa shumë të forta sigurie, jo vetëm jashtë ambienteve të ambasadës, por edhe brenda saj. Kur unë zbrita nga  kati i dytë për të shkuar pranë delegacionit, pashë se në shkallët midis hollit dhe katit të dytë ishin vendosur dy policë të sigurisë turke dhe një shqiptar. Më bëri përshtypje dhe pyeta oficerin e sigurimit shqiptar. Ky, duke qeshur më tha se “nuk e di ti që në katin e katërt të ambasadës keni Gazideden…?!”. Të njejtat masa ishin marrë edhe në hyrjen e bodrumit. Me kthimin e delegacionit në Shqipëri në gazetën “Koha Jonë” u botua një shkrim i shkurtër për “strehimin” e Gazidedes në Ambasadën tonë në Ankara. Unë nuk e dija fare, por shkak u bë një shkrim i papritur, që u botua në gazetën “Rilindja Demokratike “ nga  baskëshortia e titullarit të amabasëdës. Në këtë shkrim ajo shkruante se të dhënat e gazetës “Koha Jonë”  ishin  dhënë nga atasheu ushtarak. Këtë botim në gazetë ma bëri të ditur me telefon nga Zvicra shoku im, Xhevat Mustafa , i cili në korrik 1997  ishte emëruar  sekretari i parë në ambasadën  e Shqipërisë në këtë vend. I kërkova të ma dërgonte me faks dhe për një gjysëm ore shkrimi mbërriti në dorën time. E lexova me vëmendje, por nuk u habita, sepse në vend qe ekipi diplomatik të punonte për intersat  e atdheut që ishin në rrezik,disa ishin bërë militantë partiak edhe atje.  Kur dola nga zyra më kërkoi për një kafe, Z.Agim Kasa, këshilltar i ambasadës. Ai, në vitet 1990 kishte qenë ambasador në Egjipt dhe më parë i ngarkuar me punë shumë vjet në  Çekosllovaki. Ishte një diplomat me përvojë dhe shumë i kujdesshëm në kryerjen e detyrave si dhe në komunikimin zyrtar dhe shoqëror. Gjatë kafesë më tha se i kishte kërkuar ambasadorit të mos e dergonte per  botim në asnjë mënyrë një shkrim të tillë, pasi do të krijonte probleme, jo vetëm me intrigën që publikohej, por më shumë me shkeljen e statusit të diplomatit në raport me median. E kalova heshturazi. Mbas dite përgatita përgjigjen e shkrimit  sqarues dhe të nesërmen e botoi gazeta Koha jonë.

Por, të rikthehemi në temë.

Duke qenë se opozita e majtë e kishte akuzuar si shkaktarin kryesor të represionit shtetëror ndaj saj, Gazidede u detyrua të largohej për të mos rrezikuar jetën e vet dhe të familjes së tij.

Ish shefi i SHIK-ut, me ndihmën e Sherbimit Informativ Kombëtar të Turqisë u vendos familjarisht në Ankara, ku vazhduan arsimimin edhe dy fëmijët e tij. Kjo ishte zgjidhja e tij dhe nuk kishte të bënte aspak me ndonjë shkelje të ligjshmërisë.Këtë realitet e ka pranuar dhe deklaruar edhe ai vet mbasi u rikthye në Atdhe .Në intervistën e botuar dhe që ndodhet në adresën www.forumishqiptar.com  ai ka dhënë përgjigjet e më poshtëme :

“Ku keni jetuar këto vite? Në cfarë drejtimi jeni larguar? Është folur se keni qenë në Siri, në Arabinë Saudite, Afganistan…

“Kam qenë në Turqi gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk kam lëvizur nga Turqia.

” Keni qenë i kontraktuar nga shërbimet atje? .“Jo nuk kam qenë i kontaktuar nga shërbimet atje. Kam marrë një lloj asistence me të cilën unë kam jetuar. Gjatë këtyre tetë vjetëve jam marrë me profesionin tim, kam shkruar 7 libra matematike, 4 nga të cilat i kam botuar “

Por, edhe pse kështu, kjo solli pasoja në bashkëpunimin zyrtar midis dy shërbimeve tona sekrete. Pala turke u vendos në vështirësi dhe përdori heshtjen. Deri nga mesi i vitit 2000 nuk kishte as shkëmbime delegacionesh dhe as shkëmbime informacionesh, sipas ish marrëveshjes. Këtë akull e shkriu ministri i  Brendshëm, Ilir Gjoni, i cili në vizitën e tij zyrtare të vitit 2001 mori me vete edhe Z. Fatos Klosi, Kryetar i Sherbimit Informativ Shtetëror..

Por, në raportet zyrtare me Turqinë, unë jam vendosur edhe një herë tjetër në pozitë të vështirë. Gjeneral Ilia Vasho, pasi dha dorëheqjen nga detyra e përfaqësuesit ushtarak të Shqipërisë në NATO, për disa kohë qëndroi në Bruksel. Kur ishte shef i shtabit të Përgjithshëm, ai ishte bërë operacion nga kanceri në zorrën  e trashë në Spitalin Qendror Ushtarak në Ankara. Ishte vendosur që pothuajse çdo 6 muaj të vinte për t’u vizituar dhe kuruar në këtë spital. Me largimin nga funksioni ai nuk kishte më mundësi të vinte zyrtarisht për këtë mjekim. Në Bruksel kishte biseduar me përfaqësuesin ushtarak të Turqisë për të vazhduar mjekimin në Ankara dhe mundesisht te jetonte per gjithmone ne Ankara. Këtë e mësova një ditë në mëngjes, në një takim zyrtar me drejtorin e  Përgjithshëm të Intiligjencës Ushtarake, gjeneral- kolonel  Çetin Saner. Në diplomaci,  kur ka ndonjë gjë delikate flitet tërthorazi, për të matur një herë pulsin e bashkëbiseduesit dhe pastaj sipas rrahjes së pulsit vazhdohet biseda.

Edhe në rastin në fjalë kështu u veprua. Zëvendësi i tha drejtorit se si do të vepronin me atë shkresë që kishte ardhur nga Brukseli.

⦁ – Për cilën e ke fjalën? – e pyeti ai.

⦁ – Po ja…për atë lidhur me gjeneral Vashon! – u përgjigj zëvendësi.

U krijua një heshtje. Pastaj gjeneral Saner, duke shikuar nga unë, u përgjigj:

– Ne dëshirojmë ta ndihmojmë atë, por nuk e dimë se si do ta vlerësojë Shqipëria, se me ish Kryetarin e SHIK-ut na lindën probleme të mprehta.”

Ndërsa unë heshta dhe nuk bëra asnjë reagim. Fakti që gjeneral Vasho nuk u strehua në Turqi, tregon se përgjigja e tyre mund të ketë qenë me pikëpyetje.. Prandaj general Vashua , nga Brukseli shkoi në SHBA, ku fatkeqësisht, para rreth 5 vjetësh u nda nga jeta.

Ndërza Z.Gazidede u rikthye në Atdhe në vitin 2005 dhe u emrua zvëndës drejtor i përgjithshëm i Hipotekave.Nga mediat mësoja zhvillimet ndaj tij,por ai fatkeqësisht u nda para kohe nga  smundja e pa shërueshme e kancerit më 26 Tetor 2008. Politika e egër dhe konfliktuale  u hëngri jetën njëri pas tjetrit  ministrit të Mbrojtjes,Safet Zhulali dhe kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar,Gazidedes,të cilët nga shokë të ngushtë në krizën e vitit 1997 u shndërruan në armiq.Mbasi u kthye në Shqipëri  nga arratisja e përkohëshme në Itali,me Z.Zhulali kam pirë disa herë kafe , ëe kafen e tij të preferuar “Piaca”,mbas Muzeumit Kombetar.Ai nga natyra fliste pak dhe shumë i rezervuar.Në një rast kur erdhi biseda për Gazideden i menduar u shpreh “ Unë atë ja propozova Z.Berisha për kryetar të SHIK-ut,mbasi kisha vlersime pozitive për të.Për mos disa dakordsimeve me Berishën për zgjidhjen e krizës së vitit 1997 ai u  bë armiku më i madh i imi…….”. Prandaj unë kam qëndruar larg të dy partive,mbasi  e kuptoja mjat mirë rrezikun dhe merrja vlersimet e tyre vetëm duke kryer shumë mirë detyrën shtetrore.

*Ish- atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

TemA

Next Post
Pse kush i vë zjarrin Maqedonisë, ka djegur edhe Shqipërinë?

Çështja Tahiri, enigma e Visho Ajazit dhe buxheti i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In