Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa teksa ka analizuar figurën e presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi se ky i fundit është ndër krerët e shteteve më të veçantë, por në sensin negativ.
I ftuar në emisionin “Real Story”, në ‘News24’ ish-diplomati tha se asnjë president nuk e ka kufizuar emigracionin apo dhe ka ‘acaruar’ marrëdhëniet me Kinën apo dhe Kanadanë.
“Nuk ndaj të njëjtat mendime. Trump është i krejt i ndryshëm nga presidentët e tjerë. Asnjëherë mes SHBA-ve dhe Kinën s’kanë qenë më të tensionuara, apo me Kanadanë. Apo me aleatët e saj evropianë të NATO-s, asnjëherë asnjë president amerikan nuk ka qenë kaq i papëlqyer sa Trump. Asnjë president i SHBA se ka kufizuar emigracionin. Amerika është një komb i emigrantëve. Ai është i pari që ngriti një mur për të ndalur emigrantët. Në javën e parë të pandemisë Trump dha urdhër për studentët e huaj që mos t’ju rinovohej viza. Kjo do të ishte dëm kolosal për ekonominë shqiptare. Qysh prej 49-ën, asnjë president se izoloi SHBA siç e bëri Trump. Unë mund të them se Trump e bëri politikën si një biznes. Ai njeri pa përvojë në politikë, hyri, u bë presidenti. Madje ai tha; unë nuk dua të jem presidenti, por dua të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.”, tha Tarifa.