• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ambasadori shqiptar Shaban Murati: Disa media në Shqipëri financohen nga Rusia

by Java News
30/11/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shaban Murati, ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi ngre shqetësimin për atë që e cilëson si ndikim i lobit rus në jetën mediatike dhe politike në vendin tonë.

Në një shkrim në “Gazeta Shqiptare” ai i referohet heshtjes që pasoi në median shqip të rezolutës së Parlamentit Europian për rrezikun e luftës hibride, term që adreson praktikat komplekse ushtarako-politike dhe mediatike që i atribuohen Rusisë së Vladimir Putinit që nga konflikti i Ukrainës.

“Nëse do të pyetesha përse gjithë kjo heshtje në politikën dhe në mediat e Tiranës për rezolutën alarmante të Parlamentit Europian mbi rrezikun e luftës hibride dhe informative të Rusisë kundër BE dhe Europës, të miratuar në 23 nëntor, përgjigja ime do të ishte “ndikimi i lobit rus në Shqipëri”. Sepse mediat dhe portalet shqiptare, që kanë dy vjet që glorifikojnë Rusinë dhe Putinin çdo ditë, nuk gjetën asnjë hapësirë për të dhënë të paktën lajmin se Parlamenti Europian datën 23 nëntor miratoi rezolutën “Komunikimi Strategjik i BE për të kundër balancuar propagandën anti-BE nga palë të treta”. Shqipëria është shtet kandidat i BE, i cili ka marrë edhe rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, dhe padyshim është i lidhur dhe duhet të jetë i interesuar për çdo akt politik dhe legjislativ, që ndërmerr Parlamenti Europian, dhe që ka të bëjë me interesat dhe vlerat themelore demokratike të BE, ku Shqipëria do të bëhet anëtare”- shkruan ai.

Sipas tij, solidariteti servil i Beogradit është i kuptueshëm, sepse Serbia është ndër kanalet kryesore të penetrimit subversiv rus në shtetet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. “Mjafton të lexosh me vëmendje rezolutën e Parlamentit Europian dhe do të konstatosh se në të janë rreshtuar rreziqe, kërcënime dhe veprime të dëmshme, që Rusia po i zhvillon dhe në drejtim të Shqipërisë”- shkruan ai. Madje në shkrimin e tij, Murati shkon edhe më tej duke denoncuar se këto media, kanë të paktën 2 vjet që glorifikojnë Rusinë.

“Kemi tërhequr pareshtur vëmendjen e institucioneve dhe të lexuesve për format e ndërhyrjes dhe të presionit të lobit rus në Shqipëri. Kemi tërhequr vëmendjen për devijimin antikombëtar të shumë mediave, portaleve dhe shoqatave joqeveritare, që marrin financime nga Rusia. Kemi tërhequr vëmendjen për think-tanke, qendra studimore e institute me orientim pro rus, që janë hapur në Shqipëri këto dy vitet e fundit. Kemi tërhequr vëmendjen për grupet ekstremiste shqiptare, të majta dhe të djathta, që kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë dhe të krijojnë terren për një influencë ruse në vendin tonë. A e dini se nga zyrat shtetërore janë larguar njerëz nga puna, kur e ka kërkuar ambasada e Rusisë? Nuk e di se sa janë dëgjuar këto paralajmërime, por tani keni një dokument zyrtar të BE, rezolutën e posaçme të Parlamentit Europian për rreziqet nga lufta hibride dhe informative ruse”- shkruan Murati.

Next Post
FOTO/ Zbulohet më në fund mashkulli që “mban” me para Franceskën e Big Brother

FOTO/ Zbulohet më në fund mashkulli që "mban" me para Franceskën e Big Brother

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In