• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lexo.al/ Ish-ambasadori në Turqi, jo vetëm i dënuar, por edhe me diplomë të falsifikuar

by Java News
07/12/2016 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ju kujtohet të gjithëve i famshmi Adam B. Fairmont, i cili ishte një personazh i krijuar nga PD-ja për të mundësuar hedhjen e qëndrimeve opozitare në gjuhë angleze nën emrin e një portali të huaj. Pas një hulumtimi të Lexo.al, doli që në fakt Adami nuk ekzistonte, por ishte thjeshtë një personazh i krijuar nga Tirana për të goditur kundërshtarin me shkrime në anglisht.

Të gjitha këto hidhen në webin “Foreign Policy News” duke lënë të nënkuptohet qëllimisht se janë shkrime të prestigjiozes “Foreign Policy Magazine”, serioziteti i së cilës njihet botërisht.

Por, në portalin fantazëm (foreignpolicynews.org) loja është shtrirë përtej Adamit Dixhital, sepse në fakt aty ka edhe Peter Tase Dixhital, i dirigjuar nga Genci Muça, ish-ambasador në Turqi i emëruar nga Berisha në vitin 2013. Tase për Gencin flet me supërlativa duke e cilësuar si jetik rolin e tij në marrëdhëniet Shqipëri-Turqi. ”Roli i Gencit ka qenë edhe më jetik për raportet dypalëshe”’, shkruan Tase në shkrimet e tij.
Ndërkohë që për ‘amerikanin’ Peter Tase kanë shkruar mediat gjërë e gjatë se çfarë përfaqëson.

Por kush është Genci Muça, dje ambasadori, sot drejtor në drejtorinë e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë? Cila është e shkuara e tij në raport me ligjin?

Genci Muça sot është ”drejtor në drejtorinë e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë”

Pasi u emërua ambasador nga Berisha e Nishani, u kthye në Tiranë më 5 shkurt 2016, pasi ushtroi për 3 vjet këtë detyrë.auto_alby-rides14804343901481105982

Genci Muca, pretendon që ka studiuar gjuhë angleze në Universitetin e Tiranës. Por siç shihet dhe në këtë foto, kjo diplomë e lëshuar nga një Universitet shqiptar mban flamurin anglez në krye të saj. Por nuk është ky në fakt problemi i ish-ambasadorit të Berishës, sot drejtor në Kuvend.muca

Sepse sipas burimeve të Lexo.al, Genci Haziz Muça nuk ka deklaruar asnjë vendim për dënime penale, masa sigurimi personale, urdhra kërkimi ndërkombëtarë, apo vendime dëbimi brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me rubrikat e formularit.

Burimet bëjnë me dije se ‘‘Genci Muçaj në cilësinë e subjektit deklarues, ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në të cilin pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar asnjë vendim për dënime penale, masa sigurimi personale, urdhra kërkimi ndërkombëtarë, apo vendime dëbimi brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me rubrikat e formularit.’‘

Por, pas një kërkese të bërë nga Departamenti i Administratës Publike për Prokurorinë e Përgjithshme, ku kërkohet verifikimi i detajuar i të dhënave të subjektit deklarues, z. Genci Hazis Muça me detyrë drejtor në drejtorinë e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë, prokuroria ka vepruar.

Pasi ka kërkuar dhe marrë informacionet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka dalë në përfundimin se ”Nga përgjigjet e ardhura dhe verifikimet e kryera rezulton se për subjektin Genci Muçaj, ka një dënim penal të formës së prerë caktuar me vendimin nr. 493 datë 08.04.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e pasqyruar dhe në dëshminë e gjendjes gjyqësore nr. 17 Prot. datë 03.10.2016. Subjekti është dënuar për veprën penale të parashikuar nga neni 187/1 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave shkollorë”” dhe është dënuar 133.333 lekë gjobë.”

Sa më lart, Genci pra jo vetëm që nuk ka një diplomë të saktë, por nuk ka deklaruar as që ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Kështu Berisha e ka emëruar ambasador dhe sot ai është drejtor. Genci që bën shërbime me Peter Tasen e Babë Dudë Karbunaras e Adamin Dixhital nëpërmjet portaleve fantazëm në gjuhë të huaj. Ku nëpërmjet shkrimeve nxijnë imazhin e Shqipërisë për interesa të ngushta politike./Lexo.al

Next Post
FOTOT/ Këto janë të pasmet më seksi të vitit, ja mbretëresha e “Miss Bum-Bum”

FOTOT/ Këto janë të pasmet më seksi të vitit, ja mbretëresha e "Miss Bum-Bum"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In